Bahri Omari (Gjirokastër, 10 shkurt 1889[1] - Tiranë, 13 prill 1945) ishte publicist, nëpunës, botues, ministër dhe veprimtar i Ballit Kombëtar. Ka qenë kunati i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, i cili pas Gjyqit Special firmosi dënimin me vdekje të Omarit.

Bahri Omari
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
7 shkurt, 1944 – 16 qershor, 1944
Paraprirë ngaRexhep bej Mitrovica
Pasuar ngaEqrem bej Vlora
Të dhëna vetjake
U lind më10 shkurt, 1889
Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më13 prill, 1945
Tirana, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etFahrije Hoxha
FëmijëtLuan Omari, Fatosi
Punësiminëpunës

Biografia

Redakto

U lind në Gjirokastër, i biri i Iljaz Hilmi Omarit dhe Rehos,[2] i ati ishte pronar i vogël tokash. U shkollua në ruzhdijen vendase dhe më pas në idadijen e Janinës,[3] më tej në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "Mekteb-i Mülkiye-i Şahane" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative ku u diplomua më 1911.[4] Asokohe ishte i abonuar në gazetën frënge Le Temps.[5]

Në moshën 25 vjeçare u emërua nënprefekt i Himarës. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore.[6]

Më 1915 Omari shkoi në ShBA, ku ai u bë drejtor i gazetës Dielli të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës duke i qëndruar përballë partisë së Myfit bej Libohovësprefekturën e Gjirokastrës.[7]

Në vitin 1924, gjatë qeverisë së Fan Nolit, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, Shekulli.

Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi.[2] Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët.[8] Në 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.

Për këtë pozicion që ai mbajti u arrestua dhe u burgos pas ardhjes në pushtet të partizanëve. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas Kol Tromarës - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist.[9] në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special.[8] Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant Koçi Xoxe, një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i çgraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00.[10] U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë.[8] Para pushkatimit u thirri shokëve:[11]

“Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.

Nderime

Redakto

Më 2004, me interesimin e të dënuarve të Gjyqit Special dhe me kujdesin e Institutit të të Përndjekurve, nga qeveria Berisha u akordua një fond për ndërtimin e një përmendoreje në një varr simbolik në varrezat e Sharrës. Në atë varr të përfunduar më 2007 u depozituan ato pak eshtra të gjetura. Në përmendore u shënuan emrat e të dënuarve të Gjyqit Special, si dhe emrat e P. Anton Harapit, Maliq bej Bushatit dhe Lef Nosit.[12]

Më 24 nëntor 2014, me propozimin e Federatës Panshqiptare Vatra për të nderuar martirët e Vatrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi Bahri Omarit si edhe vatranëve të tjerë të martirizuar ga regjimi totalitar komunist, urdhrin "Nderi i Kombit".[13]

Referime

Redakto
  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 198. ISBN 9789994356225.
  2. ^ a b Koli, Shpëtim (13 korrik 2011). "Rrëfimi në gjyq i Bahri Omarit për takimet ilegale me Enver Hoxhën". Mapo (313): 13.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Clayer, Nathalie (2020). "Studentët shqiptarë në Mekteb-i Mülkiye: rrjetet shoqërore dhe prirjet ideore". Përpjekja. XXI (36–37): 252.
  4. ^ Özdalga, Elisabeth (2005). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Psychology Press. fq. 315. ISBN 9780415341646.
  5. ^ Clayer 2020, p. 234.
  6. ^ Omari, Donika (2015). Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria. Tiranë: Kumi. fq. 5. ISBN 978-9928-181-39-8.
  7. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 korrik 2019. Marrë më 19 mars 2021.
  8. ^ a b c Vandeleur, Robinson (1945). "Albanian treason trials: (known as war criminal trials): March-April 1945". albanianhistory.net (në anglisht).
  9. ^ Kaloçi, Dashnor (19 prill 2001). "Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945: Dëshmia e Xhemal Alihmehmetit". Gazeta shqiptare (1848): 12–13.
  10. ^ Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha: e para biografi e bazuar në dokumente të arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. Tiranë: Uet press. ISBN 9789995639358.
  11. ^ Omari 2015, p. 65.
  12. ^ Omari 2015, p. 62.
  13. ^ Omari 2015, p. 70.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy