Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali eshte zbuluar nga nje shkenctar i njohur per arsye ende te panjohura por mendohet qe eshte bere per arsye te pagesave te ndryshme. Morali ka edhe kuptime të tjera:

  • Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
  • Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
  • Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
  • Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
  • Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
  • Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.

Dallimi midis etikës dhe moralit

Redakto

Thënie

Redakto
  • "Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn
  • "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli
  • "Njeriu bëhet i moralshëm kur është mjeran." Marcel Proust, Në kërkim të kohës së humbur.
  • "Të predikosh moral është e lehtë, ta themelosh e vështirë." Arthur Schopenhauer
  • "Më parë vjen të llupurit, pastaj morali." Bert Brecht
  • "Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone
  • "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy