Ura e gurit (Prizren)
Ura e vjetër e gurit në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 2345/48. Ura e Gurit që gjendet në zonën historike të Prizrenit, sipas të dhënave në databazën e trashëgimisë kulturore të MKRS-së, është monument nën mbrojtje të përhershme.[2]
Ura e vjetër e gurit në Prizren | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Koordinatat | 42°12′34.801″N 20°44′26.401″E / 42.20966694°N 20.74066694°E |
Ndërtuar | Rreth shekujve XV-XVI |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 2345/48 |
Nr. i referencës | 430 |
Historia
RedaktoUra e gjendet në qendrën e qytetit të vjetër, përmes të cilës kalon Lumbardhi. Në anën lindore të saj gjendet Ura e Arastës, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e Naletit. Në bazë të materialit, stilit, teknikës së ndërtimit, supozohet se ura është ndërtuar kah fundi i shekullit XV, ose në fillim të shekullit XVI.[3]
Struktura dhe ndryshimet
RedaktoUra e Gurit, e ndërtuar fillimisht me gurë të përpunuar të lidhur me llaç gëlqeror, ishte e destinuar kryesisht për kalimin e këmbësorëve. Duke marrë në konsideratë vlerat e mirëfillta të trashëgimisë, Ura e Gurit me vendimin nr. 2345 të datës 31 dhjetor 1948 vihet nën mbrojtje të shtetit. [4]
Me kalimin e viteve, ajo ka përjetuar ndryshime dhe dëmtime të shumta. Gjatë rregullimeve të shtratit të Lumbardhit në vitet 1960, ura u dëmtua rëndë, duke humbur njërin nga harqet e saj. Më 17 nëntor 1979, vërshimet e lumit shkaktuan shkatërrimin e plotë të urës. Ajo u rindërtua dhe u përurua më 17 nëntor 1982, duke ruajtur besnikërisht stilin dhe materialet origjinale.[5]
Vlerat
RedaktoUra e Gurit në Prizren është një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë, duke u veçuar për vlerat e saj historike, arkitekturore dhe simbolike. Kjo urë, e cila lidh dy pjesë kryesore të qytetit – Shadërvanin dhe lagjen Saraçhanë – është një dëshmi e rëndësishme e historisë së gjatë të Prizrenit dhe e ndikimit të periudhës osmane në arkitekturë.[4]
Përderisa struktura e vet qëndron në takt, ajo ndryshohet herë pas here në raste të rëndësisë kulturore.[6] Në 2015, festivali i filmit DokuFest e transformoi urën në një pikë kufitare për ta simbolizuar tematikën e vet të migrimit.[7]
Galeria
Redakto-
Ura gjatë natës, e dekoruar si pjesë e DokuFest 2014
-
Ura e Gurit, e transformuar në një "pikë kufitare" për DokuFest 2015
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Ura e Gurit në Prizren shkëlqen edhe natën". Koha.net. Grupi Koha. 24 nëntor 2020.
- ^ "Ura e gurit (Prizren)". Databaza e trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 19 gusht 2016.
- ^ a b "Ura e Gurit". VizitoShqip. Marrë më 6 janar 2025.
- ^ "Ura e Gurit (Prizren)". Shoqata për Kulturë Plejada. Marrë më 6 janar 2025.
- ^ "Në Prizren filloi edicioni i 16-të i "DokuFest"". Bota Sot. 4 gusht 2017. Marrë më 2025-01-06.
Lidhur me temën edhe Ura e Gurit, e cila ndodhet në qendër të qytetit është dekoruar me gjelbërime dhe me tabela me mbishkrime "E ardhmja është e ndritshme, e ardhmja është e gjelbër, eja të fluturojmë në të ardhmen".
- ^ ""Viza" për të huajt për ta kaluar Urën e Gurit në Prizren, në DokuFest 2015". Agjencia Anadolu. Marrë më 2025-01-06.
Lidhje të jashtme
Redakto- Commons: Ura e gurit (Prizren) – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Ura e vjetër e gurit tek Wayback Machine (arkivuar 22 janar 2020) në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës