Jump to content

Biblioteka e Qytetit në Ulqin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Biblioteka e Qytetit në Ulqin
ShtetiMali i Zi
LlojiBibliotekë e qytetit
Themelimi1884
VendndodhjaUlqin
DrejtoriArdita Rama
UebfaqjaFaqja zyrtare në facebook


Biblioteka e Qytetit në Ulqin is located in Earth
Biblioteka e Qytetit në Ulqin (Earth)

Biblioteka e Qytetit – Ulqin,[1] dikur Biblioteka popullore "Mirko Sërzentiq", është bibliotekëUlqin, Mali i Zi. Biblioteka është themeluar në vitin 1884 dhe me ndërprerje të shkurtra punon dhe sot. Kohët e fundit është dorëzuar iniciativa për dryshimin e emrit të bibliotekës në Gjon Buzuku ose Hafiz Ali Ulqinaku.[2]

Fillet e bibliotekarisë publike në Ulqin fillonë më 1884, me hapjen e Sallës së leximit (malazisht: čitaonica), me nismën e qytetarëve ulqinakë. Kjo Sallë e leximit, e hapur atëbotë në shtëpinë e Dushan Hajdukoviqit, kishte rreth 50 libra. Pesë vjet më vonë, ajo kishte këshillin e vet i cili, pas ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë gjatë luftërave ballkanike, vazhdon punën në vitin 1922 me një fond prej 400 librash. Prej vitit 1927-1937 quhet Salla popullore e leximit, pastaj Salla e leximit e Gajretit, ndërsa prej vitit 1947 punon si bibliotekë popullore e leximi e vendosur në Shtëpinë e Kulturës në Ranë, me një fond prej 3000 librash. Në vitin 1971 biblioteka zhvendoset në një objekt të veçantë, afër Mezgjahut. Në vitin 1984 ndërtohet ndërtesa e re e bibliotekës, e cila është edhe sot, në pjesën e re të qytetit dhe në kuadër të Qendrës për Kulturë.[3]

Prej vitit 1984 punon në lokalet e reja të cilat janë rregulluar veçmas për nevojat e bibliotekës. Kjo mundësoi që Biblioteka të organizojë punën në reparte, të cilat janë:

  • Reparti i librit për fëmijë (rreth 9000 libra)
  • Reparti i librit për të rritur (rreth 24.000 libra)
  • Reparti i librit shkencor (rreth 8000 libra)
  • Reparti i periodikut
  • Reparti i katalogut
  • Reparti i fondit të vendlindjes

Pranë bibliotekës punojnë edhe dy salla të leximit, salla për fëmijë me 20 vende dhe salla për të rritur me 50 vende. Biblioteka është organizator i shumë manifestimeve kulturore dhe promovime librash. Fondi i librave është rradhitur sipas sistemit KUD, në të cilin ekzistojnë rreth 66.000 libra.[3]

  1. ^ "Biblioteka Ulqin - Ulcinj". www.facebook.com. Marrë më 2022-06-12.
  2. ^ портал, Д. А. Н. (2022-01-16). "ДАН - Emërtim i ri për Biblioteka e Qytetit në Ulqin?". www.dan.co.me. Marrë më 2022-06-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b Krivokapić, Dijana (2021-01-18). "Nova komunikaciona paradigma u mreži javnih biblioteka u Crnoj Gori". Универзитет у Београду (në serbisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy