Jump to content

Koordinatat gjeografike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Tokës së bashku me linjat që tregojnë gjerësisnë (horizontale/paralelet) dhe gjatësinë (vertikale/meridianët) gjeografike, me projeksionin Eckert VI

Sistemi i koordinatave gjeografike është një sistem koordinativ i përdorur në gjeografi, i cili mundëson që çdo vendndodhje në Tokë të përcaktohet nga një grup numrash, shkronjash ose simbolesh. Koordinatat vendosen në mënyrë të atillë që një nga numrat përfaqëson pozicionin vertikal dhe dy ose tre numrat e tjerë përfaqësojnë pozicionin horizontal. Modeli standard i koordinatave përfshinë gjerësinë, gjatësinë dhe lartësinë.

Përmasat: gjerësia, gjatësia dhe lartësia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjerësia phi (φ) dhe Largësia lambda (λ)
  • Gjerësia gjeografike është këndi në mesin e sistemit të koordinatave midis çdo pikë në sipërfaqen e tokës dhe të linjës së ekuatorit. Linjat që kanë pikë në të njëjtën gjerësi quhen paralel dhe ato shkruajnë rethe bashkëqendëror në sipërfaqen e tokës. Çdo shtyllë është 90°. Në paralelin me 0° gjerësi është vizatuar ekuatori, një linjë imagjinare që pjeston globin në Hemisferën e Veriut dhe të Jugut.
  • Gjatësia gjeografike është këndi i lindjes ose perëndimit, në qëndrën e sistemit të koordinatave, midis çdo pikë të sipërfaqes së tokës dhe të një linjë arbitrare të caktuar nga veriu në jug nga dy polat gjeografik. Linjat që kanë pikë të të njëstës largësi quhen meridianë. Të gjithë meridianët gjysma e rethëve të mëdhenjë, dhe janë paralelë midis tyre. Linja që kalon sipër Observatorit Mbretërorë, Greenwich (afër LondrësUK) është linja si referencë me largësi zero (0), Meridani i Parë.

Më poshtë është tregohet një shembull i mënyrës se si shkruhen koordinatat gjeografik:


xx° xx' xx" N yy° yy' yy" E

Grupi i parë i kordinatave paraqet gjerësinë gjeografike ku:

  • xx° - numrat e parë përfaqsojnë gradët
  • xx' - numrat e dytë përfaqsojnë minutat
  • xx" - numrat e tretë përfaqsojnë sekondat
  • N - ndërsa shkronja në fund përfaqsojnë hemisferën, Veri (North) ose Jug (South)

Grupi i dytë i kordinatave paraqet gjatësinë gjeografike ku:

  • xx° - numrat e parë përfaqsojnë gradët
  • xx' - numrat e dytë përfaqsojnë minutat
  • xx" - numrat e tretë përfaqsojnë sekondat
  • E - ndërsa shkronja në fund përfaqsojnë hemisferën, Lindje (East) ose Perëndim (West)


Tirana ndodhet në pozicionin 41°19′N 19°49′E, ndërsa Prishtina në pozicionin 42°40′N 21°10′E.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy