Jump to content

Gjeografia e Rusisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rusia ndodhet në pjesën veriore të Azisë (pjesa prapa perëndimit të Uralit shkon me kontinentin e Evropës), me dalje në oqeanin e Qetë, në mes të Evropës dhe pjesës veriore të oqeanit të Qetë. Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,400 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Azerbajxhani (284 km), Bjellorusia 959 km, Kina (3,605 km; në juglindje) , Kina ( 40 km; në jug), Estonia (294 km), Finlanda (1,340 km), Gjeorgjia (723 km), Kazakistani (6,846 km), Koreja Veriore (19 km), Letonia (217 km), Lituania (227 km; Kaliningrad Oblast) , Mongolia (3,485 km), Norvegjia (196 km), Polonia (206 km; Kaliningrad Oblast) dhe Ukraina (1,576 km).

Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.

Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Gora El'brus.

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: rezerva nafte, gazi natyrorë, qymyri si dhe shumë lloje të mineraleve strategjike, pylltaria. Rusia është një ndër vendet me sipërfaqe më të madhe në botë, eksploatimi dhe hulumtimi i gjitha pasurive natyrore për shkak të distancave të largëta dhe klimës nuk është i mundshëm.



pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy