Jump to content

Haxhillëku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Haxhilëku)
Gjendeni tek artikulli Haxhilëku - pelegrinazh islam. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Ditët në Haxhxh

Haxh ose Haxhillëku (arabisht: حج‎‎ Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëveMekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.

All-llahu xh. sh. në suren Ali Imran, ajetet 96/97, thotë : "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është farz pët ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete argumentojnë qartë mbi farzin e haxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë : "Haxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhi është bërë farz në vitin e nëntë të hixhretit.

Një fotografi e Xhamisë së Shenjtë (viti 1907).

Forma e sotme e haxhit është themeluar nga Muhammedi.[1] Sidoqoftë, sipas Kuranit, elemente të haxhit datojnë që nga koha e Ibrahimit. Sipas traditës islame, Ibrahimi u urdhërua nga Allahu për të lënë vetëm në shkretëtirën e Mekës së lashtë, gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kah Ismaili, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbën e tij dhe një burim uji u hap nën këmbën e tij.[2] Më vonë, Ibrahimi u urdhërua të ndëroj Qabenë (të cilën e bëri me ndihmën e Ismailit) dhe të ftoj njerëzit që të bëjnë pelegrinazh aty.[3] Kurani i referohet këtyre ngjarjeve në ajetet 2:124–127[4] dhe 22:27–30.[5] Thuhet se meleku Xhebraili solli Gurin e Zi nga Qielli për ta vendosur në Qabe.[3]

Në Arabinë paraislame, në kohën e njohur si xhahilija, Qabeja ishte e rrethuar nga idhujt paganë.[6] Në vitin 630, Muhammedi udhëhoqi ndjekësit e tij nga Medina në Mekë, për të pastruar Qabenë duke shkatërruar të gjithë idhujt paganë.[7] Në vitin 632, Muhammedi bëri pelegrinazhin e tij të vetëm dhe të fundit së bashku me një numër të madh ndjekësish dhe i udhëzoi ata mbi ritualet e haxhit.[8] Ishte kjo pikë, ku haxhi u bë një nga pesë shtyllat e fesë islame.

Gjatë mesjetës, pelegrinët mblidheshin në qytetet e mëdha të Sirisë, Egjiptit, dhe Irakut për të shkuar në Mekë në grupe dhe karvane që përbëheshin nga dhjetëra mijëra pelegrinë,[9] shpesh nën kujdesjen e shtetit.[10] Karvanët e haxhit, sidomos me ardhjen e Sulltanatit Memluk dhe pasardhësit të tij, Perandorisë Osmane, u përcillte nga një forcë ushtarake e shoqëruar nga mjekë nën komandën e Emir el-haxhit (arabisht: أمير الحج‎‎, "komandanti i pelegrinazhit").[11][12] Kjo është bërë për të mbrojtur karvanet nga grabitës beduinë ose nga rreziqet natyrore,[11][12] dhe për të siguruar që pelegrinët janë furnizuar me dispozitat e nevojshme.[11] Udhpërshkruesit myslimanë si Ibën Xhubejri dhe Ibën Batuta kanë regjistruar me hollësi udhëtimet e haxhit gjatë mesjetës.[13] Karvanët ndoqën rrugë të mirëpërcaktuara, të njohura në arabisht si darb el-haxh (që do të thotë "rruga e pelegrinazhit").

Vlerat e Haxhillëkut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kryerja e haxhit tregon faktin se si besimtari i sinqertë, i nënshtrohet urdhërit të Zotit duke braktisur pasurinë, punën dhe familjen e tij.
  • Haxhi e stërvit njeriun me sabër (durim) dhe aftëson t'i përballojë vështërsitë.
  • E forcon imanin (besimin), e edukon shpirtin dhe i shlyn mëkatet.
  • Në haxhi arrihet barabarësia dhe vëllazërimi i plotë në mes pjesmarrësve të kombësive, racave, gjuhëve dhe kategorivetë ndryshme të njerëzve.
  • Në këtë mënyrë afrohen njëri me tjetrin, njihen me popuj të ndryshëm, këmbejnë mendimet dhe shfrytëzojnë përvojat e njëritjetrit.

Kushtet që duhet plotësuar haxhiu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Të jetë mysliman
  2. Të jetë pa të meta psiqike
  3. Të jetë i moshës madhore
  4. Të jetë i lirë
  5. Të ketë mundësi pët t'a kryer haxhxhin (pasuri dhe shëndet)
  6. Të kryhet haxhi në muajtë e haxhit; Shewal, Dhu-lka'de dhe dhjetë ditët e Dhulhixhes.
  7. Gruaja të jetë e shoqëruar nga të afërmit e saj (mahrem)

Farzet e Haxhillëkut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ihrami : që do të thotë nijeti, vendosja për haxh.
  • Qëndrimi në Arafat, në kohë të caktuar.
  • Tavafi-zijareti, tavafi më i rëndësishëm që bëhet ditën e Bajramit.
Nëse lëshohet njëri nga këto farze, duhet përsëritur haxhin.

Vaxhibet e Haxhillëkut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Veshja e ihrameve nga Mikatet (Mikat është vendi, kufiri të cilin nuk guxon ta kalojë ai që dëshiron të hyjë në Meke)
  • Të mos mbathë rroba të qepura
  • Burrat mos ta mbulojnë kokën
  • Të mos mbulohet fytyra te femrat
  • Sa'ji në mes Safasë dhe Merves (Sa'j do të thotë ecje me hapa të shpejtë)
  • Zgjatja e qëndrimit në Arafat (nga zevali i diellit deri në perëndim)
  • Largimi nga Arafati me lejen e imamit
  • Qëndrimi në Muzdelife (mjafton një kohë të shkurtër)
  • Të vonuarit e akshamit dhe falja e tij bashkë me namazin e jacisë në Muzdelife
  • Gjuajta e guralecave në xhemre, në Mine, në ditë të caktuara
  • Rruarja ose nënqethja e kokës
  • Therja e një dashi (kurban)
  • Në fillim gjuatja e guralecave, pastaj prerrja e kurbanit dhe rruajtja ose nënqthja
  • Tavafu-sadri për të largëtin (quhet tavafi para kthimit në shëpi)
  • Të jetë tavafu-zijareti në ditët e Bajramit: të parën, të dytën ose të tretën ditë para akshamit. Gjatë kryerjes së këtij tavafi duhet me qenë i pastër.
Nëse njëri nga këto akte që i përmendëm lëshohet duhet therë kurban, të gjitha aktet e tjera, përpos këtyre që u përmndën, janë synete dhe adabe. Çdo person i cili e bën tavafin është i detyruar të falë dy rekatë pasi të rotullohet shtatë herë. Tavafi të fillojë prej haxherul-esvedit (gurit të zi), niset nga ana e djathtë, është e parapëlqyer të hecet në këmbë.

Synetet e Haxhillëkut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Synetet e haxhit janë të shumta, mirëpo ne do t'i përmendim disa nga ato :

  • Të pastrohet trupi para se të vishet ihrami, (të priten thonjtë, të qethen flokët, të rruhemi)
  • Të parfymosen burrat
  • Të falen dy rekate namaz para fillimit
  • Të kënduarit e Telbijes pas ihramit: Leb-bejke All-llahumme leb-bejk, Lebe-bejke la sherijke leke leb-bejk, Inel-lhamde,ve ni'mete vel mulku leke la sherijke lek. (Të përgjigjemi, O Zot, të përgjigjemi. Të përgjigjemi. Ti nuk ke shok, të përgjigjemi.Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet. Ti nuk ke shok)
  • Të qëndruarit në Mine, në ditë të caktuara, dhe largimi nga ajo pas daljes së diellit të ditës së nëntë për në Arafat
  • Të mbajturit e rregullave dhe diciplinës gjatë kryerjes së sharteve të Haxhit.

Vizita e Qabes në mënyr të veçantë: Umreja përbëhet prej: Ibrahimit, Tavafit dhe S'ajit pasë të cilave duhet qethur oserruajtur.

Umreja është syneti-muekkede, kohën nuk e ka të caktuar, por më e lavdëruar është umreja të kryhet në muajin e Ramazanit, bazuar në hadithin e të Dërguarit tonë i cili thotë : "Umreja në Ramazan e arrijnë vlerën e Haxhxhit".

Fjala perfundimtare mbi haxhillëkun

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur është pyetur Pejgamberi alejhisselam se:

Cilat punë janë më të rëndësishme ?
Besimi në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, j
u përgjegj.
E pas kësaj ? - e pyetën përsëri.
Lufta në të rrugë të All-llahut tha ky.
E pasë kësaj ? - e pyet përsëri.
Haxhi që kryhet sipas normave fetare (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu xh.sh.

Kjo është fjala e Pejgamberit alejhisselam për rëndësinë e haxhxhit, sepse haxhi i vlefshëm dhe i pranuar te All-llahuxh.sh. trajtohet ai i cili është kryer me para të fituara me nderë - hall, dhe është kryer me devotshmëri dhe sinqeritet, duke e pasur frikën e All-llahut xh.sh., e jo për qëllime të tjera ose interesa personale.[1][7][8][10]

  1. ^ a b Hajj. 2014. Marrë më 12 gusht 2014. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  2. ^ Haykal, Muhammad Husayn (1994). The Life of Muhammad. The Other Press. fq. 29. ISBN 9789839154177. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. New Jersey: Princeton University Press. fq. 4–7. ISBN 0-691-02120-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ajetet 2:124–127 124. Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” - “Po pasardhësit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” 125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”. 126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai! 127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
  5. ^ Ajetet 22:27–30 27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, 28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! 29. Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë. 30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.
  6. ^ Al Mubarakpuri, Safi ur Rahman (2002). "Religions of the Arabs". The Sealed Nectar: Biography of the Noble Prophet. Darussalam. fq. 45. ISBN 9960-899-55-1. Marrë më 6 tetor 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Husayn Haykal, Muhammad (2008). The Life of Muhammad. Selangor: Islamic Book Trust. fq. 439–40. ISBN 978-983-9154-17-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Juan E. Campo, red. (2009). Encyclopedia of Islam. Facts On File. fq. 494. ISBN 978-0-8160-5454-1 https://books.google.com/books?id=OZbyz_Hr-eIC&lpg=PP1&dq=isbn%3A1438126964&pg=PA494#v=onepage&q&f=false. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. Princeton University Press. fq. 164. ISBN 9780691026190. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Juan E. Campo, red. (2009). Encyclopedia of Islam. Facts On File. fq. 283. ISBN 978-0-8160-5454-1 https://books.google.com/books?id=OZbyz_Hr-eIC&lpg=PP1&dq=isbn%3A1438126964&pg=PA283#v=onepage&q&f=false. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c Singer, Amy (2002), Constructing Ottoman Beneficence: An Imperial Soup Kitchen in Jerusalem, SUNY Press, fq. 141, ISBN 9780791453513 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b Phillipp, Thomas (1998), The Mamluks in Egyptian Politics and Society, Cambridge University Press, fq. 102–104, ISBN 9780521591157 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. Princeton University Press. fq. 71. ISBN 9780691026190. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy