Jump to content

Hierapolisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hierapolis)
Pamukala

Hierapolisi (nga greqishtja në kuptimin qytet i shenjtë) është emër i dy qyteteve të njohura antike. Njëri ekziston sot nën emrin PamukkaleTurqi dhe tjetri në Siri, si duket i zhdukur por që më parë ishte emërtuar Mabbig.

Hierapolisi antik që sot quhet Pamuk-kale duket të jetë themeluar nën Eumenesin e II-të të Pergamonit rreth vitit 190 p.k. Kjo anë ishte pjesë e provincës Azia nën perandorin romake që në vitin 133 p,k. Qyteti ndër vite është goditur nga tërmete dhe shpesh shkatërruar mirëpo prapë është rindërtuar. Në ditët tona janë gjetur mbeturina të ndërtimit nga të cilat veçohen ato të kohës së artë të qytetit në shekullit III/IV. Ndërsa ndër këto dallohet rrënojat e tempullit, rrënojat në gjendje të mirë të Teatrit, mbeturina të rrugës si dhe muri i qytetit.

Hierapolisi antik në jug të Sirisë gjendet qyteti Mabbig pran rrugës së Alepos për në Urfa. Sipas burimit të të dhënave të shekullit të X, në kohën e Asirisë qyteti thirrej Bambuki ndërsa nga koha e perandorisë romake Hierapolis, e sot Manbidj (Manbixh). Qyteti i takonte Artagasit dhe ishte një stacion tregtar i rëndësishëm në mes Romës dhe qyteteve të lindjes. Rrënojat e qytetit po thuaj se nuk duken fare.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy