Jump to content

Isra dhe Mi'raxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Isra dhe miraxh-i)
Quajtur në Kuran "Mesxhidi al-Aksa", al-Aksa konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës.

Isra dhe Mi'raxhi (arabisht: الإسراء والمعراج‎, transliterimi: al-’Isrā’ wal-Mi‘rāj) janë dy pjesët e Udhëtimit Mbrëmësor që sipas Islamit, Muhammedia.s⟩ ndërmori brenda një nate rreth vitit 621. Është përshkruar si një udhëtim ndo fizik ndo edhe shpirtëror.[1] Një përshkrim i shpejtë i udhëtimit gjendet në suren al-Isra'ëKuran, dhe detaje të tjera vijnë nga hadithet.

Tregimi kumton për një udhëtim kaluar atit të mrekullt Burak drejt "xhamisë më të largët". Tek xhamia, Muhammedi ⟨a.s⟩ i priu profetëve të tjerë në falje. Më tej u ngjit ndë qiej tek Mi'raxhi ku takoi profetë të ndryshëm në secilin qiell. Pas traditës, muslimanët e identifikuan xhaminë si një vend në botën fizike, Mesxhidi Aksa (xhamia më e largëta) në Jeruzalem dhe përkujtimi i këtij udhëtimi përbën një sebep të veçantë në kalendarin islam.

Ndodhitë e Isrës dhe Mi'raxhit ceken shkurtimisht në Kuran, detajet e mëtejshme që e përmbushin përshkrimin e rrëfenjën janë lëvruar ndër hadithe nga të thënat e profetit. Nga hadithet, dy ndër më të njohurit janë të Enas ibn Maliqit, i cili ka qenë rinok kohën e udhëtimit të Mi'raxhit. Ibn Abazi është një tjetër burim që sprovon përshkrimin e përgjithshëm të Mi'raxhit; edhe ai ka qenë djalë ri në kohën e këtij udhëtimi.[2]

Ajeti i parë i sures al-Isra'ë, që është kreu i 17 i Kuranit, e përshkruan shkurtimisht këtë udhëtim. Ka gjithashtu ca të dhëna në suren en-Nexhm, që studjues të caktuar mëtojnë se përshkruan ngjarjen.

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij, që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje.[3]

Vendi të cilit Kurani i referohet si "Xhamia më e largët" në suren el Isra, historikisht konsiderohet të jetë i njëjti vend ku ndodhet sot xhamia el-Aksa në Kuds.

  1. ^ Martin, Richard C.; Arjomand, Saïd Amir; Hermansen, Marcia; Tayob, Abdulkader; Davis, Rochelle; Voll, John Obert, red. (2 dhjetor 2003). Encyclopedia of Islam and the Muslim World. Macmillan Reference USA. fq. 482. ISBN 978-0-02-865603-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Colby, Frederick S. (2008). Narrating Muhammad's Night Journey: Teaching the Development of the Ibn 'Abbas Ascension Discourse. Albany: State University of New York Press. ISBN 978-0-7914-7518-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kurani. Përkthyer nga Hafiz Sherif Ahmeti. Lies Stiftung. 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy