Content-Length: 142981 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/K%C3%ABshilli_i_Evrop%C3%ABs

Këshilli i Evropës - Wikipedia Jump to content

Këshilli i Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Këshillit të Evropës
Flamuri i Evropës

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij. Ideologet më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer.

Organizata ka 47 shtete anëtare, mbulon përafërsisht 820 milionë njerëz dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme. Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Selia e Këshillit të Evropës është në Strasburg, Francë. Anglishtja dhe frëngjishtja janë dy gjuhët zyrtare të saj. Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare dhe Kongresi gjithashtu përdorin gjuhën gjermane, italiane, shqiptare,ruse dhe turke për disa nga aktivitetet e tyre.

Struktura organizative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Salla ku mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Dy organet statutore të Këshillit janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtar dhe Asambleja Parlamentare, e përbërë nga anëtarë të parlamenteve kombëtare të secilit shtet anëtar.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut është një institucion i pavarur brenda Këshillit të Evropës, i mandatuar për të nxitur vetëdijen dhe respektin për të drejtat e njeriut në shtetet anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm udhëheq sekretariatin e organizatës. Organe të tjera të mëdha të Këshillit të Evropës përfshijnë Drejtorinë Evropiane për Cilësinë e Barnave dhe Observatorin Europian Audioviziv.

Institucionet e Këshillit të Evropës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Sekretari i Përgjithshem
  • Komiteti i Ministrave
  • Asambleja Parlamentare
  • Kongresi i Këshillit të Evropes
  • Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut
  • Komisioneri i të drejtave të njeriut
  • Konferenca e organizatave ndërkombëtare jo-qeveritare
  • Këshilli i Përbashkët për Rininë
Shtetet anëtare në Këshillin e Evropës (jeshile)

Dhjetë anëtarët e tij origjinalë janë Belgjika, Danimarka, Franca, Anglia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, dhe Suedia.

Më vonë u pranuan edhe 37 vende te tjera, nder te cilat disa jane: Turqia (1949), Greqia (1949) Islanda (1950), Gjermania (1951), Austria (1956), Qipro (1961), Zvicra (1963), Malta (1965), Portugalia (1976), Spanja (1977), Lihtenshtajni (1978), San Marino (1988), Finlanda (1989), Hungaria (1990), Polonia (1991), Bullgaria (1992), Estonia, Lituania, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, dhe Rumania (1993), Andorra (1994), Letonia, Shqipëria, Moldavia, Ukraina, dhe Maqedonia (1995), Rusia, Kroacia (1996),Gjeorgjia (1999), Serbia (2002) dhe Kosova[1] (2024)[2]

Këshilli i Evropës punon ne fushat e mëposhtme :

  • Mbrojtja e sundimit të ligjit dhe nxitja e bashkëpunimit ligjor përmes rreth 200 konventave dhe traktateve të tjera
  • CODEXTER, i projektuar për të bashkërenduar masat kundër terrorizmit
  • Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut
  • Mbrojtja e demokracisë përmes shqyrtimit parlamentar dhe monitorimit të zgjedhjeve nga Asambleja e tij Parlamentare, si dhe ndihmës në reformat demokratike, në veçanti nga Komisioni i Venecias
  • Promovimi i bashkëpunimit kulturor dhe diversitetit sipas Konventës Kulturore të Këshillit të Evropës të vitit 1954 dhe disa konventave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
  • Promovimi i së drejtës për arsim sipas nenit 2 të Protokollit të parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe disa konventave për njohjen e studimeve universitare dhe të diplomave
  • Promovimi i sportit të drejtë përmes Konventës Anti-Doping
  • Promovimi i shkëmbimeve rinore evropiane dhe bashkëpunimi nëpërmjet Qendrave Rinore Evropiane
  • Promovimi i cilësisë së ilaçeve në të gjithë Evropën nga Drejtoria Evropiane për Cilësinë e Barnave
  • Dedman, Martin (2006). The Origins and Development of the European Union 1945-1995 (në anglisht). doi:10.4324/9780203131817. ISBN 9780203131817.
  • Dinan, Desmond. Europe recast: a history of European Union (2nd ed. 2004). excerpt; the excerpt covers the historiography
  • Gillingham, John. Coal, steel, and the rebirth of Europe, 1945-1955: the Germans and French from Ruhr conflict to Economic Community (Cambridge UP, 2004).
  • Guerrieri, Sandro (2014). "From the Hague Congress to the Council of Europe: Hopes, achievements and disappointments in the parliamentary way to European integration (1948–51)". Parliaments, Estates and Representation (në anglisht). 34 (2): 216–227. doi:10.1080/02606755.2014.952133.
  • Kopf, Susanne. "Debating the European Union transnationally: Wikipedians’ construction of the EU on a Wikipedia talk page (2001-2015)." (PhD dissertation Lancaster University, 2018) online.
  • Moravcsik, Andrew. The Choice for Europe: Social Purpose and State Power from Messina to Maastricht (Cornell UP, )
  • Stone, Dan. Goodbye to All That?: The Story of Europe Since 1945 (Oxford UP, 2014).
  • Urwin, Derek W. (2014). The Community of Europe (në anglisht). doi:10.4324/9781315843650. ISBN 9781315843650.
  1. ^ "CoE Parliamentary Assembly Votes Pro Kosovo's Membership". ALBANIA DAILY NEWS (në anglisht). Marrë më 2024-04-16.
  2. ^ "The Parliamentary Assembly says "yes" to Kosovo's membership in the Council of Europe". Vox News (në anglisht). Marrë më 2024-04-16.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]








ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/K%C3%ABshilli_i_Evrop%C3%ABs

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy