Content-Length: 125219 | pFad | http://sq.wikipedia.org/wiki/Konakri

Konakri - Wikipedia Jump to content

Konakri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konakri
Frëngjisht Conakry, Sosso Kɔnakiri
Popullsia
 • Gjithsej(2.014) 1,667,864

Conakry (Shqiptim: Konakri), Susu: Kɔnakiri është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Guine. Konakri është një port në Oqeanin Atlantik dhe shërben si qendrs ekonomike, financiare dhe kulturore e Guinesë. I vendosur fillimisht në ishullin Tombo, ai është përhapur në gadishullin fqinj Kaloum. Konakri përmban një të katërtën e popullsisë së Guinesë,

Sipas një legjende, emri i qytetit vjen nga përzierja e emrit "Cona", një prodhues vere i popullsisë Baga, dhe fjala "nakiri", që do të thotë në gjuhën Sosso bregu tjetër apo ana tjetër.

Konakry ndodhej fillimisht në ishullin e vogël Tombo dhe më vonë u përhap në Gadishullin fqinj Kaloum, një rrip toke 36 kilometër i gjatë dhe 0,2-6 kilometra i gjerë. Qyteti u themelua pasi Britania ia la ishullin Francës në vitin 1887. Në vitin 1885 dy fshatra të ishullit të Konakri dhe Boubinet kishin më pak se 500 banorë. Konakri u bë kryeqyteti i Guinesë franceze në 1904 dhe u zhvillua si një port eksporti, veçanërisht pas ndërtimit të një hekurudhe (tashmë e mbyllur) për në Kankan e cila hapi pjesën e brendshme të vendit për eksportin në shkallë të gjerë të kikirikut.

Në dhjetëvjeçarët pas pavarësisë, popullsia e Konakrit shpërtheu, nga 50.000 banorë në 1958 në 600,000 në 1980 në mbi dy milion sot. Zona e tij e vogël e tokës dhe izolimi relativ nga kontinenti, ka krijuar një barrë infrastrukturore që nga pavarësia.









ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: http://sq.wikipedia.org/wiki/Konakri

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy