Jump to content

Arkivi Sekret i Vatikanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arkivi Sekret i Vatikanit (lat. Archivum Secretum Apostolicum Vaticanum) është arkivi qendror i Selisë së Shenjtë dhe ruan të gjitha aktet dhe dokumentet që lidhen me qeverisjen dhe veprimtarinë baritore të Pontifikatit Romak dhe zyrat e lidhura me Selinë e Shenjtë.

Papa Urbani VIII vendosi në Arkivin Sekret të Vatikanit regjistër të ndryshëm letrash papale dhe libra në Dhomën Apostolike, të cilët gjer në atë kohë gjendeshin në Avinjon.

Papa Aleksandri VII vendosi të shtojë në arkiv letërkëmbimin e Sekretarisë së Shtetit.

Arkivi i Vatikanit "i shërben para së gjithash e kryesisht Pontifikatit Romak dhe Kurisë së tij, apo Selisë së Shenjtë. (Motu Proprio nga Leoni XIII 10 maj 1884).

Në vitin 1881 arkivi u hap për konsultim edhe për studiuesit dhe u bë kështu një nga qendrat kërkimore historike më të rëndësishme të botës.

Arkivit i është shtuar edhe Shkolla Paleografike, Diplomatike, Arkivistike e Vatikanit, themeluar nga Leoni XIII, që vendosi rregullat në "Motu Proprio" Që nga fillimi, më 1 maj 1884; rregulli i sotëm i përgjigjet Statusit të ri të miratuar nga Pali VI, më 21 maj 1976.

Arsimi në Shkollën Vatikanore zgjat dy vjet. Shkolla lëshon diplomën e Arkivistit Paleograf. Përveç kursit dyvjeçar, mbahet një kurs i përvitshëm vetëm për arkivistikë dhe një kurs vjetor për paleografi greke, me lëshimin e diplomave përkatëse.

Arkivarë të rëndësishëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy