Jump to content

Bashkim Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashkim Jashari
Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jashari
Komandanti i 4-të i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Titullar
Në detyrë
30 Nëntor 2021
PresidentiVjosa Osmani
KryeministriAlbin Kurti
Paraprirë ngaRrahman Rama
Të dhëna vetjake
U lind më15 Nëntor 1977
Prekaz i Poshtëm, Komuna e Skënderajit, Kosovë
NënshtetësiaShqiptar
Fëmijët4
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimi
GradaGjeneral–Lejtënant
Beteja/luftraLufta e Kosovës
(1998–1999)

Bashkim Jashari (i lindur më 15 Nëntor 1977) në fshatin Prekaz të Komunës së Skënderajit, është një Gjeneral Shqiptar i Kosovës me tre yje, i cili shërben si Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga data 30 Nëntor 2021.[1] Ai gjithashtu është edhe këshilltari kryesor ushtarak i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës.[1]

Bashkim Jashari lindi më 15 Nëntor 1977 në fshatin Prekaz i PoshtëmKomunës së Skënderajit. Gjeneral JASHARI ishte gjithmonë krah heronjve kombëtarë Hamëz e Adem JASHARI, dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët qëllim kishin çlirimin e popullit të Kosovës nga dhuna dhe terrori që po i bëhej nga pushteti serb. Gjeneral JASHARI është njëri nga dy të mbijetuarit e familjes së Jashari. Bashkim Jashari luftoi deri në fund duke thyer rrethimin treditorë që i ishte bërë familjes JASHARI nga forcat policore – ushtarake dhe paramilitare serbe. Pas qëndresës heroike të familjes JASHARI, e cila u bë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në Kosovë shpërtheu luftë e ashpër, por gjeneral JASHARI nuk u zmbraps asnjëherë, ai vazhdoi rrugëtimin e familjes së tij, duke inspiruar shumë djem dhe vajza që t’iu bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri. Gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës aktiv dhe i pandashëm i UÇK-së, shërbeu si Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Operative, Zones së Drenicës.

Karriera Ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeneral JASHARI vazhdoi karrierën e tij ushtarake duke shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që ishte organizatë pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht, në vitin 1999 u emërua Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Mbrojtëse, ndërsa në qershor të vitit 2001 emërohet Komandant i kësaj zone. Reputacioni si ushtarak i dalluar dhe shumë i respektuar për kontributin e dhënë gjatë luftës ishte një faktor kyç, dhe shumë i rëndësishëm që e ndihmojë të punojë dhe të jetë i përkushtuar drejt krijimit të një ushtrie moderne dhe profesionale.

Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, Gjeneral JASHARI u bë pjesë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës duke u emëruar Inspektor Gjeneral i FSK-së. Ai kishte një rol tejet të rëndësishëm gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së, ku siguronte që stafi i Ministrisë dhe FSK-së i zhvillonte këto procese në përpikëri dhe gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Gjeneral JASHARI në mars të vitit 2018 gradohet Gjeneralmajor, dhe pas transformimit të Ministrisë u riemërua Inspektor Gjeneral. Në nëntor të vitit 2021, Gjeneral JASHARI emërohet Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Studimet ushtarake të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kreu në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në Shqipëri. Gjatë studimeve ushtarake ai publikoi punimin shkencor me temën “Formimi i UCK-së, krijimi i shtetit si rezultat i luftës”. Ndërsa studimet civile i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.[1]

Gjeneral Bashkim Jashari është i martuar, baba i katër fëmijëve, një vajzë dhe tre djem.

Medaljet dhe Mirënjohjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • (2017) Medalja “Shërbim Vetëmohues” nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
  • (2015) Medalja “Shërbim Vetëmohues” nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
  • (2012) Medalja “Shërbim i Shquar” nga Ministri i Mbrojtjes
  • (2008) “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës

Trajnimet, kurset dhe seminaret

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • (2016) Pjesëmarrje në Simpoziumin Ndërkombëtar të Luftës Ajrore në Akademinë e Luftërave Ajrore.
  • (2015) Planifikim, Programim dhe Buxhetim për udhëheqësit e lartë – Instituti i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes.
  • (2010) Punim shkencor “Formimi i UCK-së, krijimi i shtetit si rezultat i luftës” – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
  • (2010) Kursi i Lartë për Siguri dhe Mbrojtje – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
  • (2007) Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
  • (2001) Lidership – Ministria e Punëve të Brendshme.
  • (1999) Siguria Civile – Francë.

Aktivitete të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Noti, futbolli dhe ecje në natyrë (hiking), janë disa nga aktivitetet e tij të preferuara.

Anglisht (nivel elementar).

  1. ^ a b c "Komandanti i FSK-së - Biografia". https://fsk-rks.org/. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy