Jump to content

Birra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lloje birrash në shishe.

Birra është një nga pijet alkoolike më të vjetra dhe më e njohur në botë. Shiten më shumë se 133 miliardë litra birrë në vit. [1]Prodhohet nga tharmimi i lëndëve me bazë niseshtën, zakonisht përdoret elbi, megjithëse përdoren edhe rrënjët e kasavës (Manihot esculenta) në Afrikë, patatjaBrazil, dhe Agava (lloj kaktusi) në Meksikë.

Vetëm pijet e prodhuara në këtë mënyre konsiderohen birra të mirëfillta. Për shkak të përbërësve dhe ecurive të përdorura nga prodhuesit e birrës, birra mund të ndryshojë vetitë e saj në shije dhe ngjyrë.

San Miguel Pale Pilsen, birra markë në Filipinet

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Në vitin 1926, në një muze të Londrës ruheshin dy pllaka të lashta, që fillimisht konsideroheshin se ishin shkruar 9 000 vjet më parë. Arkeologu Huber mbështeste teorinë se në këto pllaka përshkruhej mënyra e bluarjes së drithit emmer (Triticum dicoccon), dhe se ishte prova më e lashtë e prodhimit të birrës. Por më vonë, hetimet e kryera nga shkencëtarë të tjerë provuan se këto pllaka nuk ishin aq të vjetra sa i mbështeste Huberi.

Sot provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6 000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë Sumerët (banorët e Shumer-it, në gjuhën egjiptiane Sangar, në bibël Shinar, nga vendasit ki-en-gir, nga ki = tokë, en = zot/ëri, gir = i ditur, i qytetëruar, d.m.th. "toka e zotërinjve të qytetëruar") janë populli i parë në botë, që mund të cilësohet "i qytetëruar", me gjuhën, fenë, kulturën dhe shkrimin e tyre në formë kunji. Ky lloj shkrimi duket t’i ketë paraprirë çdo lloj forme tjetër shkrimi, si dhe mendohet të jetë, të paktën 5 500-vjeçar. Po ashtu, feja dhe kultura e sumerëve ndikoi shumë te popujt fqinj, amoritanë dhe babilonas. Sumerët banonin në pjesën jugore të Mesopotamisë (sot Iraku i juglindjes), rreth viteve 4 000 p.K.

Sumerët e zbuluan rastësisht procesin e fermentimit, ndoshta nga një copë bukë që u lag dhe u harrua. Pas pak kohe ajo fillojë të fermentohet me ndihmën e disa baktereve të ajrit, duke u kthyer në një masë alkoolike. Sumerët ishim mjaft të zgjuar. Ata e kuptuan këtë proces dhe e kopjuan, duke u bërë kështu populli i parë në botë që prodhoi birrën, si ofertë për perënditë e tyre.

Fatkeqësisht, perandoria e sumerëve u shkatërrua në mijëvjeçarin e dytë p.K. Në atë kohë filloi të lulëzonte qytetërimi babilonas, i cili u bazua në atë të sumerëve. Kështu, edhe babilonasit e mësuan artin e prodhimit të birrës, duke arritur të krijojnë rreth 20 lloje të ndryshme të saj. Tetë lloje prodhoheshin nga drithi emmer, tetë lloje nga elbi dhe katër të tjera nga përzierja e drithërave të ndryshme. Birra e babilonasve ishte shumë e turbullt dhe e rëndë, megjithatë ata e eksportonin me mjaft sukses deri në Egjipt, i cili ndodhej rreth 1 000 km larg.

Mbreti i famshëm babilonas Hamurabi, ndërmjet ligjeve të tij kishte përfshirë edhe një ligj për konsumimin dhe përdorimin e birrës. Pllaka të lashta të asaj kohe na tregojnë se prodhimi i birrës bëhej vetëm në shtëpi dhe vetëm prej femrave. Historiani i lashtë grek Herodoti shkroi se edhe egjiptianët merreshin me industrinë e prodhimit të birrës. Shkalla e rëndësisë që kishte për ta birra duket në një pllakë të vjetër, ku shohim se egjiptianët e asaj kohe përdornin një simbol hieroglif të veçantë për personin që prodhonte birrën. Mjaft egjiptianë të kohës së sotme, të cilët jetojnë në buzë të lumit Nil, përdorin metodat e lashta për prodhimin e kësaj pije. Pas egjiptianëve filluan ta prodhojnë birrën edhe grekët dhe romakët e lashtë. Grekëve dhe romakëve u pëlqente birra, por megjithatë ndër ta mbizotëronte pikëpamja se vera ishte pija e hyjnive, ndërsa birra ishte pija e barbarëve. Romakët nuk e lejonin prodhimin e saj brenda në Romë, por vetëm në provincat e largëta të perandorisë. Së fundi, rreth vitit 800 edhe gjermanët e lashtë (teutonët) u interesuan për birrën. Zakonisht ata e prodhonin për t’ua ofruar perëndive të tyre, si një plotësues i ritualeve të sakrificave, por edhe për përdorim nga ata vetë.

Përbërësit e birrës janë :

  • 1. Uji (H2O) te cilin siç e dimë është përbëresi me sasinë me te madhe ne bime.
  • 2. Majaja e birrës, eshte nje mikroorganizem qe bene te mundur shperberjen e sheqerit te maltos (elbi ose dritherat e tjere pasi kalojne ne disa procese perpunimi).
  • 3. Lupolo është një bime 1-vjeçare nga e cila i jepe birres shijen pak te hidhur dhe aromen e saje. Ndikon pak dhe ne ngjyren e saj.
  • 4. Malto është elbi i perpunuar. Fazat e prodhimit te maltes janë :
    • a) njomja e ebit
    • b) temperimi
    • c) mbirja
    • d) tharja

Si fillim merret fara e elbit, njomet me ujë dhe pastaj ne kushte te përshtatshme temperature arrihet qe te behet mbirja e saj. Pas mbirjes dhe zhvillimit ne fazën e pjekjes ajo thahet nga ku merret embrioni i farës dhe i nënshtrohet një sere proceseve te tjera produkt i se cilës quhet malte. Pikërisht ky malte qe përftohet trajtohet me ujë dhe njëkohësisht zihet. Pas zierjes hedhim ne lenden e përftuar lupolon ku kalon perseri ne nje proces zierje dhe me pas ftohet dhe shtohet majaja e birrës e cila bën te mundur fermentimin e kësaj lende. Lenda qe përftohet pas këtij fermentimi është pikërisht birra. Ajo zihet (pasterizohet ) ne një temperaturë qe vijon nga 60-70 °C me qellim qe lëngu te mos prishet dhe njëkohësisht te çaktivizohen gjithë enzimat te cila janë te dëmshme për trupin e njeriut.

Birrat nga Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Birrat në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojat shëndetësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pija ne një kohe te gjate e birrës ndikon ne varsine e personit ne alkoolizëm, si dhe ndikime negative ne shëndet si mbipesha etj. Por nese nuk teprohet me konsumimin e saj, birra ka dhe shume efekte pozitive si : - ul stresin - eshte e mire per zemren - permireson qarkullimin e gjakut - eshte e pasur me fibra - eshte nje multi-vitamine - e mban trurin te ri - eshte e mire per melcine - kuron pagjumesine - tret guret ne veshka Por gjithmon duhet te beni kujdes me sasine qe do konsumoni !

  1. ^ Barth, Roger (2013). The Chemistry of Beer: The Science in the suds (në anglisht). Wiley. ISBN 978-1-118-67497-0.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy