Jump to content

Erden Atiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erden Atiq.

Erden Atiq është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit 2023. Ai fitoi me rreth 66% të votave apo 550 vota, megjithëse pjesëmarrja ishte shumë e ulët (vetëm 3.47%), për shkak të bojkotit nga komuniteti serb, të cilët vepruan sipas udhëzimeve të Beogradit zyrtar.[1][2]

Para betimit, flamuri i Republikës së Kosovës u vendos për herë të parë në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut,[3][4][5] një veprim që simbolizoi autoritetin e shtetit të Kosovës në atë zonë. Si kryetar, Atiq është fokusuar në shtrimin e rrugëve dhe ndriqimin e komunës, përfshirë nismat për lehtësimin e lëvizjes mbi urën e Ibrit, e cila ndan pjesën veriore nga ajo jugore e Mitrovicës.

Ai është përballur me sfida të mëdha për shkak të tensioneve ndëretnike dhe refuzimit të komunitetit serb për të bashkëpunuar me autoritetet e reja. Këto sfida kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë SHBA-në, e cila ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët për të shmangur përshkallëzimin e situatës.[6]

Historiku dhe angazhimet e tij tregojnë përpjekje për të adresuar problemet shoqërore dhe infrastrukturore të qytetarëve të Mitrovicës Veriore, duke u përballur njëkohësisht me presione politike dhe etnike në rajon.[6]

  1. ^ "Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq". Syri | Lajmi i fundit. 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08.
  2. ^ "https://www.illyria.com/erden-atiq-e-merr-detyren-e-kryetarit-te-mitrovices-se-veriut-katarina-anxhiq-emerohet-nenkryetare/". www.illyria.com (në anglishte amerikane). 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!)
  3. ^ "Flamuri i Kosovës në objektin e Komunës në veri të Mitrovicës". Telegrafi. 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08.
  4. ^ Salihi, Njomza (2023-07-25). "Flamuri i Kosovës valon në objektin e komunës në Mitrovicën Veriore". Sinjali. Marrë më 2024-12-08.
  5. ^ Euronews Albania (2023-05-19), Historike! Flamuri i Kosovës ngrihet në mes të Mitrovicës, marrë më 2024-12-08 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Kelmendi, Florinda (2024-12-07). "Çka punoi për një vjet e gjysmë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq?". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-08.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy