Jump to content

Europa (mitologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Moreau:Evropa dhe demi

Europa (greqisht: Εὐρώπη) - e bija e Agenorit, mbretit të Sidonit dhe bashkëshortes së tij Telefasës, dashnores së Zeusit, zotit suprem.

Ishte e bukur si hyjneshë dhe jetonte si hyjneshë në pallatin e babait të vet, në mesin e vëllazërve të vet, Feniksit, Kiksit, Kadimit, Fineut dhe Tasit derisa ëndrra e çuditshme nuk ia turbulloi qetësinë. Ëndërroi se për të po luftonin dy gra. Njëra e paraqiste Azinë, atdheun e saj, ndërsa tjetra tokën përtej detit, e cila ende nuk kishte emër. Azia në këtë betejë e mposht dhe iu desht që t'ia dorëzojë kundërshtarës ngadhënjimtare. Nuk vonoi shumë dhe Europa e kuptoi domëthënien e ëndrrës.

Njëherë duke shetitur me shoqet e veta nëpër livadhin e lulëzuar, u duk para saj demi i artë me brirë të ndritur, u gjunjëzua përvuajtënisht para saj dhe me shikim e ftoi që të ulet në shpinën e tij. Posa veproi kështu, kërceu dhe u turr kah deti, u hudh në valë dhe me shpejtësinë e delfinit u nis kah perëndimi. Europa e trishtuar nuk u besonte syve të vet. Para demit doli karroca e artë me zotin Poseidon dhe me valët ia hapte rrugën. Pranë tyre notonin Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjerë të detit si në përcjellje madhështore martesore. Në largësi u duk toka. Ishte ujëdhesa Kreta. Mu këtu Europa mësoi se rrëmbyesi i saj ishte vetë Zeusi, zoti suprem, i cili u shndërrua në dem për të depërtuar kështu deri tek ajo pa frikë se do ta vërejë Mera, gruaja e tij gjeloze. Në Kretë Europa ia lindi tre djemë: Minosin, i cili më vonë u bë mbret i Konsosit, Sarpedonin i cili u bë rnbret në Liki dhe Radamantin, i cili ishte i drejtë e i mençur dhe nuk u bë mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u kujdes për Europën megjithëmend. E rimartoi për Asterionin, mbretin e Kretës. U kujdes poashtu edhe që emri i saj mos të bie në harresë. Këtë emër e fitoi Kontinenti i ri - Evropa.

Tyre (Liban) - vendlindja e Evropës

Miti për Europën është i lashtë. Në vetëdijen tonë në trajtën të cilën ia ka dhënë në shek. II para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. S'do mend se ka pësuar ndërrime të mëdha, për shembëll, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin në këtë trajtë. Sipas metopave nga tempulli S në Selinunt nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit në thesarin e sifniasve në Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund të thuhet se baza e verzionit të saj tashmë u stabilizua plotësisht. Nga Gortina dhe Festi në Kretë dimë për monedhën e farkuar me figurën e Europës që nga shek. V para e.s. Pikturat në vaza me pamje nga ky mit janë shumë më të lashta (më e lashta, me siguri, nga vitet 540-520 para e.s., gjendet në vazën jone nga Etruria, dhe sot gjendet në Villa Giulia (Gjulia) në Romë). Në fillim të shekullit tonë ky mit bëhet objekt i kujdesit të veçantë të hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili në vitet 1900-1935 depërtoi gati deri në fund të parahistorisë së Kretës dhe i solli në dritën e diellit dëshmitë, të cilat me të vërtetë pohojnë se në Kretë duhet kërkuar "nënën Evropë", d.m.th. fillimin e qytetërimit еuropian. Këtu zunë fillet e shkrimeve më të lashta evropiane, qytetet më të lashta evropiane në një shkallë të lakmueshme të qytetërimit dhe me siguri edhe shtetet më të lashta evropiane. Vallë, a janë fillet e kësaj kulture evropaine e cila e meriton këtë emërtim vërtet në Azi, (Në Azi në kuptim të antikës, kur me këtë emërtim kuptohej e tërë Lindja e Afërt me Egjiptin). Disa gjetje arkeologjike dëshmojnë për këtë, ndërsa të tjerat këtë e mohojnë. Shkencëtarët lidhur me këtë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.

Artistët i frymëzon miti për Europen më se njëzet e pesë shekuj. Veprave kryesore antike, të cilat i kemi përmendur ua shtojmë edhe pikturën murale pompeane Rrëmbimin e Europës të vitit 10 të e.s. Prej veprave të renesansës pikturën Rrëmbimi i Europës të Ticianit të vitit 1559 dhe sot gjendet në Muzeun e Gardnerit në Boston dhe të Paulo Veronese (Paulo Veroneze) pas vitit 1555 dhe që gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, në Galerinë moderne në bonder dhe në Muzeun e Kapitolit në Romë; prej vep¬rave të barokut pikturën me të njëjtin emër të Claude Lorraineit (Klod Lorenit) të vitit 1667, sot gjendet në Pallatin e Buckmgshamit në Londër); prej atyre të kohës së rokokut Rrëmbimin e Europës e Francois Boucherit (ransoa Busherit), përafërsisht e vitit 1740 dhe sot gjendet në koleksionin e Wallaceit në Londër. Piktura më e vlefshme me tematikë Rrëmbimi i Europës është ajo e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet në Berlin. Prej vitit 1610 Europa është në shoqërinë e Zeusit në qiell. Galileu me emrin e saj e quan hënën e zbuluar rishtas të Jupiterit. [1] [2] [3] [4] [5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Hesiodic papyrus fragments 19 and 19A Arkivuar 22 dhjetor 2021 tek Wayback Machine of the Catalogue of Women, dating from the third century AD.
  2. ^ Walter Burkert, Greek Religion (1985) I.3.2, note 20, referring to Schefold, plate 11B. References in myth and art have been assembled by W. Bühler, Europa: eine Sammlung der Zeugnisse des Mythos in der antiken Litteratur und Kunst (1967).
  3. ^ εὐρύς Arkivuar 16 mars 2018 tek Wayback Machine, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  4. ^ ὤψ, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  5. ^ M. L. West (2007). Indo-European poetry and myth. Oxford: Oxford University Press. fq. 178–179. ISBN 0-19-928075-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!). Compare also glaukōpis (γλαυκῶπις 'grey-eyed') Athena or boōpis (βοὠπις 'ox-eyed') Hera).
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy