Francisco Gento
Gento me Real Madrid në vitin 1967 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Francisco Gento López | ||
Datëlindja | 21 tetor 1933 | ||
Vendlindja | Guarnizo, Spanjë | ||
Data e vdekjes | 18 janar 2022 (88 vjeç) | ||
Vendvdekja | Madrid, Spanjë | ||
Pozicioni | Anësor i majtë | ||
Karriera me të rinjtë | |||
S.D. Nueva Montaña | |||
Union Club Astillero | |||
Rayo Cantabria | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1952–1953 | Racing Santander | 10 | (2) |
1953–1971 | Real Madrid | 428 | (128) |
Gjithsej | 438 | (130) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1956 | Spanja B | 1 | (0) |
1955–1969 | Spanja | 43 | (5) |
Skuadra të menaxhuara | |||
Castilla | |||
1974 | Castellón | ||
1977–1980 | Palencia | ||
1980–1981 | Granada | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Francisco "Paco" Gento López (lindur më 21 tetor 1933 në Guarnizo, Cantabria) është një ish futbollist spanjoll.
Gento filloi karrierën e tij te Racing Santander në vitin 1952 dhe u transferua te Real Madrid sezonin tjetër. Ai ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane, duke fituar shifrën rekord të gjashtë titujve, dhe sigurisht përfshirë edhe 12 tituj të La Liga-s.
Në karrierën e tij me kombëtaren spanjolle që zgjati 14 vite, Gento ka luajtur plot 43 ndeshje, dhe përfaqsoi Spanjën në Kupat e Botës 1962 dhe 1966.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai debutoi në Primera División me Racing Santander në sezonin 1952–53. Vitin tjetër, ai firmosi me Real Madrid dhe u bë një legjendë e klubit, duke veshur fanellën me numrin 11.
Gento luante si anësor i majtë, dhe njihej me pseudonimin Galerna del Cantábrico. Ai kishte një shpejtësi të madhe (ai mund t'i përshkruante 100 metra për vetëm 11 sekonda dhe kishte një kontroll të mirë të topit gjatë kohës kur vraponte). Ai ka qënë kapiten i skuadrës së të rinjëve të Real Madrid, që ndryshe njihej edhe si Ye-yé, për shkak të popullaritetit të The Beatles në atë kohë. Ai është përshkruar si një nga lojtarët më të mirë spanjoll të të gjitha kohërave.
Sëbashku me trofetë e tjerë, Gento ka fituar Kupën Europiane plot gjashtë me Real Madridin herë gjë që është një rekord. Ai gjithashtu ka shënuar 30 Gola në 89 ndeshje europiane me Real Madrid. Ai gjithashtu ka luajtur me Spanjën nga viti 1955 e deri në vitin 1969, duke arritur të luajë 43 ndeshje dhe duke shënuar 6 Gola.
Gento ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane (rekodi është 6–2) (me një paraqitje të nëntë në finalen e 1970–1971 Cup Winners' Cup ku Real Madrid u mposht nga Chelsea. Ai e mban këtë rekord me italianin Paolo Maldini (me një rekord inferior 5–3). Shoku legjendar i Gentos te Real Madrid, Alfredo Di Stéfano, renditet i treti me shtatë finale (rekordi 5–2).
Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1971, ai deklaroi se do të bëhej trajner. Ai mori drejtimin e disa skuadrave të vogla, siç ishin Castilla, Castellón, Palencia, dhe Granada. Në fund, ai pranoi një post pune nga Real Madrid si ambasor në Europë.
Gento ka dy vëllezë të vegjël që quhen Julio (lindur në vitin 1939) dhe Antonio (lindur në vitin 1940) që gjithashtu kanë që futbollist dhe kanë luantur për Real Madridin, por ata nuk kanë qënë aq të suksesshëm sa vëllai i tyre më i madhë Francisco.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Spanjë | Liga | Copa del Rey | Europa | Total | ||||||
1952–53 | Racing Santander | Primera División | 10 | 2 | 4 | 0 | 0 | 0 | 14 | 2 |
1953–54 | Real Madrid | Primera División | 17 | 0 | 4 | 0 | 0 | 0 | 21 | 0 |
1954–55 | 24 | 6 | 3 | 0 | 0 | 0 | 27 | 6 | ||
1955–56 | 29 | 7 | 6 | 3 | 7 | 1 | 42 | 11 | ||
1956–57 | 27 | 7 | 2 | 0 | 8 | 1 | 37 | 8 | ||
1957–58 | 28 | 7 | 5 | 1 | 6 | 3 | 39 | 12 | ||
1958–59 | 21 | 7 | 5 | 2 | 8 | 1 | 34 | 10 | ||
1959–60 | 27 | 14 | 5 | 2 | 6 | 2 | 38 | 18 | ||
1960–61 | 28 | 9 | 8 | 3 | 2 | 1 | 38 | 13 | ||
1961–62 | 25 | 6 | 9 | 4 | 10 | 2 | 44 | 12 | ||
1962–63 | 25 | 7 | 4 | 1 | 2 | 1 | 31 | 9 | ||
1963–64 | 24 | 12 | 2 | 0 | 9 | 3 | 35 | 15 | ||
1964–65 | 23 | 4 | 3 | 0 | 6 | 5 | 32 | 9 | ||
1965–66 | 28 | 10 | 3 | 2 | 9 | 3 | 40 | 15 | ||
1966–67 | 20 | 11 | 5 | 0 | 4 | 0 | 29 | 11 | ||
1967–68 | 24 | 8 | 0 | 0 | 7 | 5 | 31 | 13 | ||
1968–69 | 26 | 8 | 2 | 1 | 2 | 0 | 30 | 9 | ||
1969–70 | 25 | 3 | 5 | 1 | 3 | 2 | 33 | 6 | ||
1970–71 | 7 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 15 | 0 | ||
Total | Spanjë | 428 | 128 | 73 | 20 | 95 | 30 | 606 | 178 | |
Karriera në total | 438 | 130 | 77 | 20 | 95 | 30 | 620 | 180 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 14 tetor 1959 | Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë | Polonia | 3–0 | 3–0 | UEFA Euro 1960 Raundi i 16 |
2. | 2 prill 1961 | Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë | Franca | 2–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
3. | 30 tetor 1963 | Windsor Park, Belfast, Irlanda e Veriut | Irlanda e Veriut | 0–1 | 0–1 | UEFA Euro 1964 Raundi i 16 |
4. | 23 qershor 1966 | Riazor, A Coruña, Spanjë | Uruguaji | 1–1 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
5. | 31 maj 1967 | San Mamés, Bilbao, Spanjë | Turqia | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 1968 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Real Madrid
- La Liga (12): 1953–54, 1954–55, 1956–57, 1957–58, 1960–61, 1961–62, 1962–63, 1963–64, 1964–65, 1966–67, 1967–68, 1968–69
- Copa del Rey (2): 1961–62, 1969–70
- Kupa Europiane (6): 1955–56, 1956–57, 1957–58, 1958–59, 1959–60, 1965–66
- Kupa Ndërkontinentale (1): 1960
- Latin Cup (2): 1955, 1957
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Francisco Gento te Real Madrid Stampa:En icon (Spanjisht)
- Profili te FIFA Arkivuar 6 nëntor 2012 tek Wayback Machine
- Gento, lojtari i parë dhe i vetëm që ka fituar gjashtë Kupa Europiane Arkivuar 21 tetor 2014 tek Wayback Machine
- Biografia te Real Madrid Fans (Spanjisht)
- Profili te BDFutbol
- National team data
- Profili te National-Football-Teams.com
- Paraqitjet dhe Golat me Kombëtaren te RSSSF
- Golat në Kupat Europiane te RSSSF
Parardhësi Zárraga |
Kapiteni i Real Madrid C.F. 1962–1971 |
Pasardhësi Zoco |