Jump to content

Gjeografia e Liberisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
SIERA
LEONE
GUINEJA
BREGU I
FILDISHTË
OQEANI ATLANTIK
(Verior)
redaktoni hartën


Liberia ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Bregut Fildishtë dhe Siera Leonës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Liberisë është 111,370 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 15,050 km2 janë ujë. Liberia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 30 V, 9 30 P.

Liberia ka një vijë bregdetare 579 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,585 km që e ndanë atë nga : Guineja 563 km, Bregu i Fildishtë 716 km dhe Siera Leone 306 km

Klima në Liberi është ekuatoriale e nxehtë dhe e lagësht, e thatë në dimër me ditë të nxehta e net të freskëta deri të ftohta, ndërsa verës janë të dukshme reshjet e shpeshta të shiut.

Relievi i Liberisë në pjesën më të madhe është terren i rrafshët me ngritje valore dhe në verilindje ka rrafshnalta që në mënyrë valore formojnë disa male të ulëta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,380 metrave në malin "Vuteve" (ang.:Mount Wuteve), në pjesen veriore të vendit.

Si pasurit natyrore të Liberisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Pyjet (druri), Diamante, Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.95% e sipërfaqes së vendit.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy