Jump to content

Historia e Angolës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e Angolës, sikurse historia e tërë regjionit është e përmbushur me konflikte si të vendasve po ashtu edhe të kolonizuesve.

1483 portugezët zbarkojnë dhe vendosen pran lumit Congo, ku edhe më vonë krijohet Kongo. Shteti i Kongos shtrihej nga Gaboni (i sotshëm) deri në veri tek lumi Kwaza në jug. Portugali më 1575 krijon kolonin portugeze të Luandës të bazuar në tregtinë e skllaveve. Ngadalë diku duke paguar e diku me luftë, portugezët deri në fund të shekullit XVI fusin nën kontroll rripin e bregdetit të Atlantikut. Gjatë kësaj kohe krijojnë kolonin e Angolës. Holandezët okupojnë Luandën prej 1941-48 për të krijuar një shtet i kundërpërgjigje portugezëve. Më 1648 Portugalia merr përsëri nën kontroll Luandën në vitin dhe përgatitet për pushtimin e Kongos dhe Ndongos. Këtë portugezet edhe e arrijnë në vitin 1671 mirëpo kontrollin e plotë administrativ e arrijnë gjatë shekullit XX. Më 1951 kolonia sillej si e pavarur dhe thirrej Afrika Perëndimorë Portugeze. Pas që Portugalia refuzoi de-kolonializmin në këtë pjesë fillojnë të veprojnë disa lëvizje për pavarësi si :

  • Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës (Movimento Popular de Libertação de Angola MPLA) e organizuar nga bazat përreth Kimbundu-s dhe racës së përzier “intelligentsia of Luanda” në bashkëpunim me partin komuniste në Portugali dhe bllokun lindorë.
  • Fronti Nacional Çlirimtar i Angolës (Frente Nacional de Libertação de Angola, FNLA) me e baza etnike të popullsisë së regjionit Bakongo e mbështetu nga ShBA-ja dhe regjimi Mobutu në Zairë, dhe
  • Unioni Nacional për Pavarësi Totale (União Nacional para a Independência Total de Angola, UNITA) e udhëhequr nga Jonas Malheiro Savimbi në baza etnike nga regjioni i Ovimbundu-it në qendër të vendit.

Pas 14 viteve lufte për pavarësi, Angola fiton pavarësinë më 1975-ën. Portugezet i japin forcat lëvizjes së inspiruar marksiste MPLA e cila mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. Pas kësaj eshalonë situata dhe fillon lufta civile ndërmjet MPLA, UNITA dhe FNLA. Më 1976 FNLA e humbë luftën kundër kombinimit MPLA dhe trupave Kubane duke i lënë në luftë Marksistët e MPLA-së dhe të ndihmuarit nga perëndimi UNITA.

Në viti 1991, fraksioni vendosi që Angola ti kthehet sistemit shumë partiakë, mirëpo pas që presidenti i tanishëm (2005) José Eduardo dos Santos i lëvizjes MPLA fajësohej nga OKB-ja për pështëllime, në Angolë shpërthejnë prapë luftimet.

1994 arrihet marrëveshja (Lusaka protocol) në mes të qeverisë dhe UNITA-së me qëllim që UNITA të integrohet në qeverisjen e shtetit. Në vitin 1997 instalohet një qeveri e përbashkët, mirëpo që në fund të 1998-së shpërthejë luftime të ashpra duke i larguar nga vendbanimet mijëra banorë.

22 shkurt2002-ës mbytet presidenti i UNITa-së dhe më këtë merr fund edhe lufta në mes të fraksioneve. UNITA e pranoni veten si kryesuese e Opozitës. Siç duket situata politike tani është e qetë, ndërsa Presidenti dos Santos po e vazhdon procesin e filluar (1997) për krijimin e paqes me demokraci.

Ndër problemet kryesore të Angolës janë të drejtat e njeriut, fushat e minave si dhe aksionet e kaçakëve të lëvizjes (Frente para a Libertação do Enclave de Cabinda). për ndarje në enklavën Cabinda

Angola, sikurse shumë vende të Saharës preket shpesh nga sëmundjet infektuese të shkretëtirës. Gjatë prillit të 2005-së në Angolë u përhapë virusi Marburg që për një kohë të shkurtë morri dheun.

pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy