Kabala
Kabala (hebr. קַבָּלָה, kabala-h = marrje, pranim) është një grup besimesh dhe ushtrimesh ezoterike që i përkasin trashëgimisë hebraike të shpjegimieve të Biblës dhe vëzhgimeve fetare. Mbahet si autoritare dhe e besueshme nga shumica e hebrenjve ortodoksë, megjithëse tradicionalisht është e kufizuar për shkollarët e martuar që studiojnë Talmudin.
Kabala përdoret nga hebrenjtë ortodoksë për të studiuar kuptimin e brendshëm të Torahs. Studimi i Toras tradicionalisht ndahet në katër rrafshe:
- Peshat, kuptimi sipërfaqësor i shkrimit;
- Remez, përafri apo nënkuptime në shkrim;
- Derash, një mënyrë rabinike apo midrashike e leximit të mësimeve të reja ne shkrim;
- Sod, leximi i fshehtë mistik i sekreteve brenda Toras.
Studimi i sekreteve të brendëshme të Toras (Sod) quhet Kabala.
Prejardhja e emërtimit të sotëm Kabbalah është e panjohur dhe hamendësohet t´i përkasë filozofit dhe poetit izraelit Solomon ibn Gabirol (1021 - 1058) apo mësuesit dhe studiuesit të Toras Bahja ben Asher, i cili jetoi në shekullin e 13 në Spanjë.
Ngaqë përkufizimi është në thelb ezoterik, nuk ka ndonjë dëshmi të njohur (përfshi këtu edhe një enciklopedi) që mund të japë një shpjegim të plotë, të saktë e të përpiktë mbi kabalan. Megjithëkëtë, disa shkollarë hebrenj, ndër më të njohurit Gershom Sholem, Artur Grin, Daniel Mat dhe Moshe Ideli i kanë kthyer tekstet kabalistike në objekte të hulumtimit shkollar modern. Disa shkollarë, ndër më të spikaturit Gershom Sholemi dhe Martin Buber argumentojnë se Jehudizmi Hasidik i sotëm riparaqet një popullarizim të Kabalas. Sipas përkrahësve të saj, një kuptim i brendshëm dhe mjeshtëri e Kabalas e shpie dikë më pranë Perëndisë dhe pasuron përvojën e dikujt të shkrimeve dhe ligjeve . të shenjta hebraike.
Kabala është përçuar gojarisht nga brezi në brez me qindra e mjëra vjet, dhe dokumenton shkrime të pasura kabalistike të përçimeve të elementeve të ndryshëm, ndër ta gnostikë, neoplatonikë dhe të krishterë
Kritika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shabati Zvi mbahet si nje kabalist
Tema dhe emërtime
Kabalistë të njohur
- Nathan Adler
- Abraham Abulafia
- Baruh Ashlag
- Jehuda Ashlag
- Abraham Azulai
- Samuel Ben-Or Avital
- Moses ben JaKob Kordovero
- Israel ben Eliezer
- Solomon ibn Gabirol
- Jozef ben Abraham Gikatilla
- Meir ben Ezekiel ibn Gabbai
- Jitzhak Kaduri
- Jozef Karo
- Moses de Leon
- Isaak Luria
- Elijah ben Solomon
- Baba Sali
- Çaim Vital
- Simeon bar Yohai
Kabalistë modernë
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Libraria virtuale judaike: Kabbalah.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Kabbalah ne Anglisht
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Mesoni kabbalah. Nga Xhej majkelson.