Jump to content

Koktej molotov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bomba Molotov është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urban dhe nga protestuesit e dhunshëm. E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë1936-1939 nga 'Nacionalistët Spanjollë' të gjeneralit Francisko Franko kundër 'Republikanëve Spanjollë' të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovjetike.[1]

Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshta, një shishe qelqi e mbushur me lëndë djegëse e paraparë është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.

Për të shtuar rrezikshmërinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napalm duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

Forca policie të sulmuara me Molotov

Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

Origjina e emërtimit Molotov

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga i cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sakrkastike nga forcat e mbrojtjes finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

Ku është përdorur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietikeLuftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

  1. ^ "Molotov cocktail", Wikipedia (në anglisht), 2023-02-16, marrë më 2023-02-20
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy