Jump to content

Kopimizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simboli Kopimi
Ctrl-C, Ctrl-V

Kisha Misionare e Kopimizmit (në suedisht Missionerande Kopimistsamfundet), e themeluar nga nxënësi 19-vjeçar i filozofisë Gerson Isak, është një bashkësi e shpërndarësve që besojnë se kopjimi i informacionit është një virtyt i shenjtë. Kisha, e bazuar në Suedi, është njohur zyrtarisht nga Agjencia Suedeze për Shërbime Ligjore, Financiare dhe Administrative ("kammarkollegiet") si një komunitet fetar, pas tre përpjekjeve të aplikimit.

Ndjekësit e fesë quhen kopimistë nga kopjom mua. Një "kopimist" ose "intelektual kopimist" është një person i cili mban besimin filozofik që i gjithë informacioni duhet të kopjohet lirshëm dhe në mënyrë të pakufizuar. Kjo filozofi e kundërshton monopolizimin e njohurive në të gjitha format e tyra, të tilla si të drejtat e autorit dhe inkurajon piraterinë e të gjitha llojeve të medieve, duke përfshirë muzikën, filmat, shfaqjet televizive, dhe softuerin.

Sipas kishës, "Në besimin tonë, komunikimi është i shenjtë". Në faqen e tyre në internet nuk përmendet asnjë besim në zotëra apo fenomene mbinatyrore. CTRL + C dhe Ctrl + V, kombinime të tastierës kompjuterike për "Kopjo" dhe "Ngjit", konsiderohen simbole të shenjta.

Sipas kushtetutës kopimiste:

  • Kopjimi i informacionit është etikë e drejtë.
  • Shpërndarja e informacionit është etikë e drejtë.
  • Kopjimmiksimi është një lloj i shenjtë i kopjimit, më shumë se kopjimi i përsosur digjital, për shkak se zgjeron dhe rrit pasurinë ekzistuese të informacionit.
  • Kopjimi dhe rimiksimi i informacionit të komunikuar nga një person tjetër shihet si një akt i respektit dhe një shprehje e fortë e pranimit të besimit kopimist.
  • Interneti është i shenjtë.
  • Kodi është ligj.

Më 5 janar 2012 Kopimismi u pranua nga Suedia si një fe e ligjshme.

Inkurajimi i shpërndarjes së të mirave është e përhapur edhe në fetë tjera.

Vegëza të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy