Jump to content

Kufiri Roche

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konsideroni një masë orbital e lëngjeve e mbajtur së bashku nga graviteti, këtu shihet plani orbital nga lart. Larg nga kufiri Roche, masa është praktikisht sferike.
Sa më afër kufirit Roche, trupi deformohet nga forca e baticës.
Brenda kufirit Roche, graviteti i vetë masës nuk mund të përballojë forcën e baticës, dhe trupi shpërbëhet.
Grimcat më afër lëvizjes primare lëvizin më shpejtë se grimcat që janë larg, siç paraqitet nga shenjat e kuqe.
Shpejtësitë e ndryshme orbitale e materialit eventualisht shkakton që ajo të formojë një unazë.

Kufiri Roche (shqiptohet: kufiri rosh), nganjëherë i përmendur si rrezja Roche, është distanca brenda të cilit një trup qiellor, që mbahet vetëm nga graviteti i tij, do të shpërbëhet nga forca e baticës të një trupi tjetër qiellor që e tejkalon vetë-tërheqjen gravitacionale të trupit të parë [1]. Brenda kufirit Roche, materiali orbital shpërndan dhe formon unaza ndërsa jashtë kufirit, materiali ka tendencë të bashkohet. Ky term ka marrë emrin sipas Édouard Roche, i cili është astronom francez i cili i pari e llogariti këtë kufi teorik në vitin 1848 [2].

Kufijtë Roche për disa shembuj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabela më poshtë tregon dendësinë mesatare dhe rrezen ekuatoriale për objektet e zgjedhur në sistemin diellor.

Trupi Dendësia (kg/m3) Rrezja (m)
Dielli 1,408 696,000,000
Toka 5,513 6,378,137
Hëna 3,346 1,737,100
Jupiteri 1,326 71,493,000
Saturni 687 60,267,000
Urani 1,318 25,557,000
Neptuni 1,638 24,766,000

Përcaktimi i kufirit Roche

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Distanca e kufizuar deri ku një satelit mund të afrohet pa u prishur varet nga ngurtësia e satelitit. Në njërin ekstrem, një satelit tërësisht i ngurtë do të ruajë formën e tij deri sa forcat e baticës thyejnë atë copa copa. Në ekstremin tjetër, një satelit shumë fluid (lëngshëm) gradualisht do të deformohet duke u ndikuar nga rritja e forcave të baticës, duke bërë që sateliti të zgjatet, më tej të përzihet me forcën e baticës dhe duke i shkaktuar atij të copëtohet më ngadalë.

  1. ^ Eric W. Weisstein (2007). "Eric Weisstein's World of Physics – Roche Limit". scienceworld.wolfram.com. Marrë më 5 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ NASA. "What is the Roche limit?". NASA – JPL. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2009. Marrë më 2 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy