Laert Vasili
Laert Vasili Λαέρτης Βασιλείου | |
---|---|
Lindi | 7 mars 1974 (50 vjeç) |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni |
|
Gjatësia | 174 cm (5 ft 9 in) |
Laert Vasili (greqisht: Λαέρτης Βασιλείου, Laertis Vasiliou; lindur më 7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent. Ai lindi në Delvinë, Sarandë. Në vitin 1993, nisi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë, por që në vitin 1994, u largua në Greqi bashkë me familjen. Po në këtë vit, ai u regjistrua në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Vasili doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.[nevojitet citimi]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasili është me përkatësi etnike shqiptare nga ana e babait të tij, ndërsa nëna e tij është me përkatësi etnike greke. Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.[nevojitet citimi]
Karriera artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.[nevojitet citimi]
Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasili kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë: “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[1]
Shtypi grek e ka përfshirë Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik, 2005, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës.[2]
Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në Tv Klan në Tiranë në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind Taste në Vizion Plus. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.[nevojitet citimi]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.
Viti | Çmimet | |
---|---|---|
2024 | Regjisori i Mirë | International Theatre Festival of Prespa |
2019 | Qytetar Nderi i Delvinës[3] | Qyteti i Delvinës |
2018 | Actor of Europe[4] | International Theatre Festival Actor of Europe |
2015 | Regjisori i Vitit[5] | Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi |
2013 | Special Award[6] | 2nd Annual Gay Theatre Awards |
2008 | Mess Future Prize[7] | Mess Sarajevo International Theatre Festival |
2005 | Regjisori më i mirë[8] | Festivali Ballkanik i Komedisë |
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi |
---|---|
1995 | Pranvera e ëmbël Arkivuar 19 qershor 2016 tek Wayback Machine |
1997 | Mirupafshim |
1999 | Ditari |
2000 | Edge of Night |
2000 | Stela e përflakur |
2001 | Annas Somer |
2001 | Tomorrow Is Another Day |
2001 | Alexandreia |
2002 | Dashuria erdhi nga larg |
2003 | Playing Parts |
2003 | Oikos antohis |
2005 | Hostage |
2005 | Dielli i Egjeut |
2005 | Liqeni i psheretimave |
2006 | Për Anën |
2007 | Oi istories tou astynomou Beka |
2007 | Salla e pritjes |
2008 | Charlie's Son |
2010 | Tingulli i Heshtjes |
2011 | Red Sky |
2011 | Balkan Bazaar |
2012 | Agon |
2015 | Paftuar |
2015 | Menge Kemishe |
2015 | Three |
2018 | The Invocation of Enver Simaku |
2019 | The Miracle of the Sargasso Sea |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si aktor, Vasili ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas etj.
Kjo listë përfshin emrin e autorit, veprën, dhe personazhin në kllapa.
- Eskili: Persët (Lajmëtari) dhe Prometeu i lidhur (Hefesti)
- Sofokliu: Edipi Tiran (Korifeu), Elektra (Oresti) dhe Antigona (Lajmëtari)
- Shekspiri: Makbeth (Makdafi)
- Ben Jonson: Volpone (Bonario)
- Molieri: Tartufi (Tartufi)
- Nikolai Gogol: Ditari i një të çmenduri
- Maksim Gorki: Fundërinat (Vaska Pepel)
- Alexander Ostrovsky: Ditari i një mashtruesi (Kurcajev)
- August Strindberg: Pelikani
- Edgar Allan Poe: Shembja e Shtëpisë Asher (Rodrig)
- Carl Sternheim: Brekët
- Bertolt Brecht: Mahagonny (Pol Akerman)
- Harold Pinter: Kremtimi i ditëlindjes (Stanley Webber) dhe Kujdestari (Aston)
- Heiner Müller: Herkuli (Herkuli)
- Brian Friel: Përkthimet (Ouen)
- Robert Wilson: Persefoni (Homeri)
- Andre Roussin: Nina (Gerard)
- Patrick Hamilton: Drita e gazit
- Simon Gray: Ankthi skenik
- Terrence McNally: Corpus Christi
- Angelo Longoni: Mysafiri (Leo)
- Mark Ravenhill: Fausti ka vdekur (Pit) dhe Polaroids (Viktor)
- George Sevastikoglou: Angjela (Lambro)
- Andreas Staikos: Kur bie perdja (Vracano)
- Elena Pega: Shokët e rinj (Ogi)
- Akis Dimou: Nata e sekreteve (Nikola)
Regjisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2003-shin, Laert Vasali filloi të merrej me regji teatri duke përkthyer dhe vënë në skenë me aktorë shqiptarë dramën "Emigrantët" të polakut Slavomir Mrozhek në teatrin "Neos Cosmos" në gjuhë shqipe dhe greke.[9] Si regjisor në teatër ka vënë në skenë veprat:
- Elektra nga Sofokliu
- Kush e solli Doruntinën nga Ismail Kadare
- Agamemnon Inferno nga Ismail Kadare
- Corpus Christi nga Terrence McNally
- Emigrantët nga Slawomir Mrozek
- Një në dhjetë veta nga Laert Vasili
- Projekt Ilion - Work in Progress nga Laert Vasili
- Këngë dashurie me korba nga Bashkim Hoxha
Përkthyes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjithashtu ka shqipëruar veprat:
- "Persët" - Eskili
- "Elektra" - Sofokliu
- "Kreditorët" - August Strindberg
- "Shembja e Shtëpisë Asher" - Edgar Allan Poe
- "Çështja e rrugës "Lursin" - Eugene Labiche
- "Komedia e zezë" - Peter Shaffer
- "Emigrantët" - Slawomir Mrozek
- "Duke edukuar Ritën" - Willy Russel
- "Agamemnon Inferno" - Ismail Kadare
- "Corpus Christi" - Terrence McNally
- "Gënjeshtarët" - Anthony Neilson
- "Venusi me gëzof" - Davis Ives
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Greece lays charges of blasphemy over gay Jesus play". cbc.ca (në anglisht).
- ^ "Laert Vasili, jeta midis dy vendeve". Top Channel. 22 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2021.
- ^ "Delvina i jep titullin 'Qytetar Nderi' aktorit Laert Vasili". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-12-30.
- ^ "ACTOR OF EUROPE 2018 AWARDS". INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL - ACTOR OF EUROPE (në anglisht). Marrë më 2024-12-30.
- ^ "Fituesit kreativë nga 45 vende të botës për vitin 2015, LNPSHA "Pegasi" Albania, sipas përkatësisë". Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2016. Marrë më 31 dhjetor 2024.
- ^ "Η τελετή βράβευσης των Αθηναϊκών Gay Theatre Awards | LiFO" [Çmimet e Teatrit Athinian Gay]. www.lifo.gr (në greqisht). 2013-06-14. Marrë më 2024-12-30.
- ^ "MESS 2008 - NEWS" (në anglisht). 30 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2012. Marrë më 31 dhjetor 2024.
- ^ Hasani, Vepror (31 maj 2005). "Festivali i Komedisë, Çmim nderi për Besa Imamin". Metropol. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 31 dhjetor 2024.
- ^ "Aktori shqiptar qe interpreton ne skenat greke". zemrashqiptare.net. 31 maj 2005.