Maxwell Cabelino Andrade
Maxwell me Paris Saint-Germain (2015) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Maxwell Scherrer Cabelino Andrade[1] | ||
Datëlindja | 27 gusht 1981 (43 vjeç) | ||
Vendlindja | Cachoeiro de Itapemirim, Brazil | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2001 | Cruzeiro | 27 | (2) |
2001–2006 | Ajax | 114 | (9) |
2006–2009 | Internazionale | 79 | (2) |
2006 | → Empoli (huazim) | 0 | (0) |
2009–2012 | Barcelona | 57 | (1) |
2012–2017 | Paris Saint-Germain | 145 | (12) |
Gjithsej | 422 | (25) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2004 | Brazil U23 | 6 | (0) |
2013–2014 | Brazil | 10 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Maxwell Scherrer Cabelino Andrade (lindur më 27 gusht 1981) është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si mbrojtës i majtë. Ai aktualisht është aktualisht i punësuar në rolin e ndihmësit të drejtorit sportiv te Paris Saint-Germain.
Maxwell e nisi karrierën e tij në Brazil me Cruzeiron, përpara se të kalonte në Evropë ku luajti me klube elitare si Ajaxi, Interi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, duke fituar trofe me të gjitha klubet. Me 37 tituj të fituaj në karrierë, Maxwell është një nga dhjetë futbollistët me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit.[3][4]
Maxwell luajti dhjetë ndeshje me kombëtaren braziliane, duke debutuar në vitin 2013. Ai ishte pjesë e ekipit në FIFA Kupën e Botës 2014.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Cachoeiro de Itapemirim, Espírito Santo, Maxwell fitoi karrierën e tij te Cruzeiro. Performancat e mira me skuadrën braziliane bënë që ai të firmoste një kontratë pesë-vjeçare me Ajaxin në qershor 2001.[5] Ai erdhi në Evropë që në moshën 20 vjeçare. Që në sezonin e tij të parë, ai u bë një titullar i skuadrës hollandeze, e njohur për mundësitë që i jep talentëve në formacionin e parë. Maxwell luajti sezonin më të mirë të tij te klubi në sezonin 2003–04, duke humbur vetëm tre ndeshje në Eredivisie për shkak se ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke u shpallur Futbollisti Hollandez i Vitit. Ai pësoi një dëmtim serioz në prill 2005.[6] Pas ekzaminimit, u konfirmua se ai do të qëndronte jashtë fushave të lojës për plot tetë muaj. Pas kësaj, ai nuk luajti kurrë më me Ajaxin. Kjo gjë solli interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Gjatë periudhës së tij në Amsterdam, Maxwell fitoi dy Eredivize, dy Kupa KNVB dhe dy Superkupa Hollandeze.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 janar 2006, Maxwell ndërpreu kontratën e tij me Ajaxin para kohe me qëllim që t'i bashkohej Interit si lojtar i lirë.[7] Manjëherë pas mbërritjes në Milano, Maxwell u huazua te Empoli deri në përfundimit e sezonit pasi nuk kishte pasaportë evropiane.[8] Ai i'u bashkua ekipit sërisht në verën e vitit 2006 sëbashku me portierin Júlio César, i cili ishte huazuar te Chievo në një situatë të ngjashme ne Maxwell; të dy nuk luajtën asnjë ndeshje.
Në korrik 2006, Inter zyrtarisht njoftoi blerjen e Maxwell, i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare.[9]
Maxwell la mbresa në sezonin e tij të parë me Interin, më veçanërisht kundër Parmës në San Siro ku ai shënoi një supergol në trekendësh; ky gol u votua nga shikuesit e Inter Channel si goli i sezonit.[10]
Maxwell e nisi sezonin e ri 2007–08 duke u aktivizuar si mesfushor i majtë, pasi kishte luajtur si mbrojtës i majtë. Ai u zëvëndësua në këtë pozicion nga rumuni Cristian Chivu. Kjo rezulzoi një lëvizje e saktë pasi Maxwell u dallua me performancat e tij në rolin e tij dhe ndihmoi Interin të fitonte Scudetton sërisht.[11][12]
Në sezonin 2008–09, Maxwell pësoi një dëmtim serioz që do ta mbante atë jashtë fushe për gjashtë javë. Por ndeshjet e tjera pasi ai u rikthye në aksion, ai gjithmonë ishte në formacionin startues duke shfaqur atë formë të mirëqë kishte para se të pësonte dëmtimin. Ai shënoi golin e dytë për Interin më 14 dhjetor 2008 kundër Chievos, ku Zikaltrit fituan me rezultatin 4–2 me Maxwell që shënoi golin pas një assisti të bukur të Dejan Stanković.
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 korrik 2009, Barcelona dhe Interi njoftuan transferimin e Maxwellit në Camp Nou për 4.5 milion €.[13] Dy ditë më pas, ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare dhe u prezantua zyrtarisht.[14] Maxwell bëri debutimin e tij me Barcelonën në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao; ekipi fitoi ndeshjen 3–1 dhe siguroi trofeun me rezultatin e përgjithshëm 5–1. Më 28 gusht, ai fitoi një tjetër trofe, Superkupën e Evropës, pasi Barcelona fitoi 1–0 në kohën shtesë kundër Shakhtar Donetsk. Maxwell filloi të luante si titullar i rregullt gjetë pjesës së dytë të sezonit, kjo edhe falë dëmtimit të Éric Abidal, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin.
Më 29 korrik 2010, Maxwell shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–2 në miqësoren kundër Vålerenga Fotball. Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri, ai asistoi golin e Zlatan Ibrahimović në humbjen 3–1 kundër Seviljes në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.[15] Goli i tij i parë zyrtar me ekipin erdhi më 26 tetor në fitoren 2–0 në transfertë kundër Cuetas në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Kupës së Mbretit. Maxwell u aktivizua në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2010–11.
Maxwell e nisi sezonin 2011–12 me fitimin e 2011 Supercopa de España kundër Real Madrid, ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Më 26 gusht 2011, Maxwell fitoi Superkupën e Europës pasi Barcelona fitoi 2–0 me Porton.[16] Ky sezon nuk do të ishte më i miri për të pasi ai luajti gjithsej vetëm 666 minuta në të gjitha kompedicionet. Golin e vetëm e shënoi në fitoren 0–4 kundër katarasve të Al-Sadd më 14 dhjetor 2011 në gjysmë–finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube. Më vonë Barcelona triumfoi në këtë kompedicion duke mundur Santos në finale me rezultatin 0–4.[17] Ai më pas u largua në merkaton e dimrit nga Barcelona duke e mbyllur karrierën e tij me katalanasit me 89 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet dhe vetëm dy gola të shënuara.
Paris Saint-Germain
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 janar 2012, Maxwell firmosi një kontratë tre-vjeçare me francezët e Paris Saint-Germain pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Klubi francez pagoi 3.5 milion € për lojtarin.[18] Ai u bashkua sërisht me shokun e tij të ngushtë Zlatan Ibrahimović pasi kishin luajtur sëbashku me AFC Ajax, Inter dhe Barcelona.
Maxwell debutoi me fanellën e Paris Saint-Germain në një ndeshje kundër Toulouse vetëm disa ditë pasi kishte mbërritur në Paris; ndeshja u mbyll me fitoren 3–1. Më 6 maj 2012, ai shënoi golin e parë me klubin në një fitore 4–3 kundër Valenciennes në Ligue 1. Pas një fillimi të vështirë, ai u vendos në anën e majtë të mbrojtjes në formacion, për tu bërë një titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti.
Më 12 maj 2013, Maxwell dhe Paris Saint-Germain fituan Ligue 1. Ky ishte kampionati i katërt që ai kishte fituar pas atyre në Holandë, Itali dhe Spanjë. Më 6 gusht, ai fitoi edhe Superkupën e Francës pas fitores 2–1 të PSG-së kundër Bordeaux.[19] Tre ditë më pas, Maxwell regjistroi golin e parë të sezonit të ri në barazimin 1–1 kundër Montpellier. Gjatë sezonit 2013–14, ai u ndesh me konkurencën e francezit Lucas Digne për krahun e majtë të mbrojtjes, me trajnerin Laurent Blanc i cili i besoi më shumë brazilianit.
Më 28 shkurt 2014, Maxwell rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2015.[20] Dy ditë më pas, ai shënoi një nga dy golat e suksesit në derbi kundër Marsejës në Parc des Princes.[21]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maxwell u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane në tetor 2004 për një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2006, por nuk arriti që të bëjë një debutim zyrtarë.[22]
Ai bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në moshën 31 vjeçare më 14 gusht 2013, duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen miqësore kundër Zvicrën.[23]
Më 7 maj 2014, Maxwell u ftua nga trajneri Luiz Felipe Scolari në listen me 23 lojtar për FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil.[24] Ai luajti vetëm një ndeshje gjatë turnamentit, në humbjen 3–0 kundër Holandës në ndeshjen për vendin e tretë; kjo ishte ndeshja e tij e fundit me ekipin kombëtar.[25]
Maxwell nuk u thirr trajneri i ri Dunga pas mbarimit të turnamentit, duke bërë që në tetor 2014 ai të njoftonte tërheqjen nga ekipi kombëtar.[26]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maxwell ishte një mbrojtës i majtë teknik, i cili njihej për mentalitetin sulmues, inteligjencën, shkathtësinë dhe vazhdimësinë si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij. Ai ishte një mbrojtës elegant, i cili dallohej për kontrollin e topit dhe shpërndarjet e sakta.[27]
Maxwell kontribonte vazhdimisht në aksionet sulmuese të ekipit falë shpejtësisë dhe aftēsive të tij. Gjatë ndeshjeve, ai kryente inkursione në sulm nga krahu i majtë për të dalë në pozicione të mira për të dërguar krosime në zonën kundërshtare.[28]
Përveç se si mbrojtës i majtë, Maxwell mund të luante si anësor i majtë ose si mesfushor.[11][12] Jashtë fushe, ai njihej për karakterin e tij të ndrojtur. Pavarësisht kësaj, ai ishte një lojtar shumë i respektuar nga shokët e ekipit për shkak të personalitetit dhe natyrës së qetë, duke u konsideruar si një nga liderët në dhomat e zhveshjes.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maxwell njihet të jetë një nga shokët më të ngushtë të Zlatan Ibrahimović; ata kanë luajtur bashkë me Ajaxin, Interin dhe Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. Ka disa anekdota rreth tij në autobiografinë e tij, Unë jam Zlatan.[29][30]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Ajax | 2001–02 | Eredivisie | 24 | 0 | 3 | 0 | — | 4[a] | 0 | — | 31 | 0 | ||
2002–03 | Eredivisie | 30 | 4 | 2 | 0 | — | 12[b] | 0 | 1[c] | 0 | 45 | 4 | ||
2003–04 | Eredivisie | 31 | 2 | 1 | 0 | — | 8[b] | 0 | — | 40 | 2 | |||
2004–05 | Eredivisie | 29 | 3 | 3 | 0 | — | 7[d] | 1 | 1[c] | 0 | 40 | 4 | ||
2005–06 | Eredivisie | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
Gjithsej | 114 | 9 | 9 | 0 | — | 31 | 1 | 2 | 0 | 156 | 10 | |||
Internazionale | 2006–07 | Serie A | 22 | 1 | 5 | 0 | — | 2[b] | 0 | 0 | 0 | 29 | 1 | |
2007–08 | Serie A | 32 | 0 | 4 | 0 | — | 7[b] | 0 | 0 | 0 | 43 | 0 | ||
2008–09 | Serie A | 25 | 1 | 3 | 0 | — | 4[b] | 0 | 1[e] | 0 | 33 | 1 | ||
Gjithsej | 79 | 2 | 12 | 0 | — | 13 | 0 | 1 | 0 | 105 | 2 | |||
Empoli (huazim) | 2005–06 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
Barcelona | 2009–10 | La Liga | 25 | 0 | 3 | 0 | — | 7[b] | 0 | 1[f] | 0 | 36 | 0 | |
2010–11 | La Liga | 25 | 0 | 7 | 1 | — | 7[b] | 0 | 2[f] | 0 | 41 | 1 | ||
2011–12 | La Liga | 7 | 0 | 1 | 0 | — | 3[b] | 0 | 1[g] | 1 | 13 | 1 | ||
Gjithsej | 57 | 0 | 11 | 1 | — | 17 | 0 | 5 | 1 | 90 | 2 | |||
Paris Saint-Germain | 2011–12 | Ligue 1 | 14 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 15 | 1 | |
2012–13 | Ligue 1 | 33 | 2 | 3 | 0 | 2 | 0 | 10[b] | 0 | — | 48 | 2 | ||
2013–14 | Ligue 1 | 24 | 3 | 1 | 0 | 2 | 0 | 8[b] | 0 | 1[h] | 0 | 36 | 3 | |
2014–15 | Ligue 1 | 26 | 3 | 2 | 0 | 2 | 1 | 10[b] | 0 | 0 | 0 | 40 | 4 | |
2015–16 | Ligue 1 | 28 | 3 | 4 | 0 | 0 | 0 | 9[b] | 0 | 1[h] | 0 | 42 | 3 | |
2016–17 | Ligue 1 | 20 | 0 | 5 | 0 | 3 | 0 | 4[b] | 0 | 1[h] | 0 | 33 | 0 | |
Gjithsej | 145 | 12 | 16 | 0 | 9 | 1 | 41 | 0 | 3 | 0 | 214 | 13 | ||
Gjithsej karriera | 395 | 23 | 48 | 1 | 9 | 1 | 102 | 1 | 11 | 1 | 565 | 27 |
- ^ Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në Kupën UEFA
- ^ a b c d e f g h i j k l m Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në Johan Cruijff Schaal
- ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje dhe një gol në Kupën UEFA
- ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
- ^ Ndeshje dhe gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ a b c Ndeshje në Trophée des Champions
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [33]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Brazili | |||
2013 | 7 | 0 | |
2014 | 3 | 0 | |
Gjithsej | 10 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Eredivisie (2): 2001–02, 2003–04
- KNVB Cup (2): 2001–02, 2005–06
- Superkupa Hollandeze (2): 2002, 2005
- La Liga (2): 2009–10, 2010–11
- Supercopa de España (3): 2009, 2010, 2011
- UEFA Liga e Kampioneve (1): 2010–11
- UEFA Super Kupa (2): 2009, 2011
- FIFA Kupa e Botës për Klube (2): 2009, 2011
- Ligue 1 (2): 2012–13, 2013–14
- Coupe de la Ligue (1): 2013-14
- Trophée des champions (2): 2013, 2014
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Futbollisti Hollandez i Vitit (1): 2004
- Ligue 1 Skuadra e Vitit (1): 2012–13
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2019. Marrë më 28 mars 2014.
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 15 tetor 2014.
- ^ Maria Strada (1 prill 2018). "«Dani Alves il calciatore più vincente di sempre», ma non è vero: in realtà non è (ancora) sul podio" (në italisht). La Corriere dello Sport.
- ^ "Giocatori con più trofei vinti: Messi insegue Dani Alves" (në italisht). Sky Sports. Marrë më 6 gusht 2024.
- ^ "Braziliaan Maxwell tekent contract bij Ajax" (në holandisht). AFC Ajax. 13 qershor 2001. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
- ^ "Maxwell maanden uit de roulatie" (në holandisht). AFC Ajax. 22 prill 2005. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
- ^ "Ajax and Maxwell dissolve contract" (në holandisht). AFC Ajax. 30 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
- ^ "Operazioni di mercato" (në italisht). Empoli F.C. 1 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 19 korrik 2008.
- ^ "DACOURT, MAICON, MAXWELL SIGN FOR INTER" [Dacourt, Maicon, Maxwell firmosin për Interin]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 12 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
- ^ "Gol di Maxwell Inter Parma 2007" (në italisht). You Tube. Marrë më 2 mars 2014.
- ^ a b "Maxwell: "So much quality in this Inter"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 16 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2018. Marrë më 20 tetor 2017.
- ^ a b Subhankar Mondal (16 korrik 2009). "Food For Thought: Maxwell To Barcelona - Hit Or Flop?" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 20 tetor 2017.
- ^ "Beginnings of an agreement with fullback Maxwell" (në anglisht). FC Barcelona. 15 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 19 korrik 2009.
- ^ "Maxwell delighted at Barça" (në anglisht). FC Barcelona. 17 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2009.
- ^ "Sevilla 3–1 Barcelona: Rojiblancos Blitz Blaugrana With Second-Half Super Cup Comeback" (në anglisht). Goal.com. 14 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2010. Marrë më 4 mars 2014.
- ^ "Barcelona 2 - 0 FC Porto" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2011. Marrë më 4 mars 2014.
- ^ "Barcelona win Fifa Club World Cup" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2011.
- ^ "Official: Paris Saint-Germain signs defender Maxwell from Barcelona" (në anglisht). Goal.com. 12 janar 2012. Marrë më 4 mars 2014.
- ^ "PSG 2 Bordeaux 1" (në anglisht). Goal.com. 3 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013.
- ^ "MAXWELL À PARIS JUSQU'EN 2015" (në frëngjisht). Paris Saint-Germain F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
- ^ "PSG pa konkurrencë". Telegrafi.com. 2 mars 2014. Marrë më 4 mars 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Maxwell niet in actie voor Brazilië" (në holandisht). AFC Ajax. 13 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 20 korrik 2009.
- ^ "Friendly: Switzerland 1 Brazil 0" (në anglisht). FourFourTwo. 14 gusht 2013. Marrë më 20 tetor 2017.
- ^ "Brazil reveal World Cup squad as Kaka, Robinho and Lucas Moura miss out" (në anglisht). Goal.com. 7 maj 2014.
- ^ "Brazil 0–3 Netherlands" (në anglisht). BBC Sport. 12 korrik 2014. Marrë më 13 korrik 2014.
- ^ "PSG's Maxwell gives up on more Brazil outings" (në anglisht). FourFourTwo. 8 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2017.
- ^ Andrea Elefante (15 tetor 2006). "Inter, debutta Maxwell" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Antonino Morici (18 shkurt 2008). "Inter, l'unico dubbio è Vieira" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Michael Cox (12 mars 2014). "Why Maxwell is the quiet hero of PSG's rousing trophy chase" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 19 tetor 2017.
- ^ Jonathan Johnson (26 maj 2017). "PSG fittingly can send club legend Maxwell out on top with cup triumph" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 19 tetor 2017.
- ^ "Maxwell" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 tetor 2017.
- ^ "Maxwell" (në anglisht). World Football. Marrë më 6 gusht 2024.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Maxwell" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë brazilianë
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në Cruzeiro Esporte Clube
- Futbollistë në AFC Ajax
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në Eredivizie
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Ligue 1
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës