Jump to content

Propolisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Propolis është prodhim i bletëve për të cilin shumë studime kanë vërtetuar se i zhduk bakteriet, këpurdhat, viruset dhe infeksionet poashtu ka veti anestetike, antioksiduese dhe antitumorale, nxit rigjenerimin e indeve dhe e forcon sistemin imunologjik. Është një substsncë smole të cilën vetëm disa prej bletëve punëtore duke filluar nga dita e 21 të e jetës së tyre e mbledhin nga lulet dhe lëvozhgat e druve dhe të bimëve. Propolisin bletët e përdorin për ndërtimin e hyrjes në zgjua mbylljen e plasaritjeve dhe vrimave dhe për sterilizimin e hojeve. Propolisi i bletës është një substancë mbrojtëse kafe që bletët marrin nga një përzierje e dyllit të bletës, rrëshirave, lëngut, përbërjeve bimore dhe pështymës së tyre. Emri i tij vjen nga greqishtja pro, që do të thotë "në mbrojtje", dhe polis, që do të thotë "qytet", duke e bërë atë fjalë për fjalë të thotë "në mbrojtje të qytetit" (ose koshere). Propolisi është "ngjitësi i bletës" që mbron dhe mban koshere së bashku.[1]

Njerëzit e përdorin si parandalues të sëmundjeve sepse i zbut pasojat dhe parandalon gripin, virozat, ndezjet e fytit dhe gojës kundër paradontozës, aftës etj. Është antibiotik natyral, nxit qarkullimin e gjakut epitelizimin e indeve gjatë djegjes, dhe plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe kundër herpesit.

Përbërja kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Propolisi përmban 60 supstanca të ndryshme natyrale të cilat ende nuk janë studjuar me saktësi, përmbajtja: 55% smola, 30% dylli, 10% vajra eterike dhe 5% vitamina E dhe B, hekur, zing, enzime, acide organike ...

Karakteristikë e propolisit është se bakteriet ndaj tij nuk mund të zhvillojnë rrezistencë nga e cila vuajnë antibiotikët sintetik. Propolisi si antibiotik poashtu nuk ka efekte anësore të dëmshme. Me sukses i lufton edhe viruset e gripit dhe herpesit, Parandolon ndezjet e fytit dhe paradontozën. Rezultate të mira jep edhe gjatë shërimit të infeksioneve, djegjeve, plagëve të hapura dhe ndezjeve në traktin digjestiv. Me përdorim të rregullt e rrit imunitetin e organizmit.

Ndikimi antioksidues

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veti Shkaterruese te qelizave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ruajtja dhe grumbullimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ruhet dhe grumbullohet në vende të errëta ku nuk depërton drita e diellit dhe në temperatura jo më të larta se 20 gradë C.

  1. ^ "https://orihiro.ru/propolis-primenenie-poleznost-i-sekrety-ispolzovaniya/". {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy