Radiotelevizioni i Kosovës
Lloji | Transmetues publik |
---|---|
Shteti | Kosova |
Zona e transmetimit | Ndërkombëtarisht |
Stacionet |
|
Selitë | Prishtinë, Kosovë |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip Serbisht Romanisht |
Përmasa e figurës | 16:9 HDTV |
Pronësia | |
Pronari | Bordi i RTK-së Qeveria e Kosovës |
Njerëzit kyç | Hysen Hundozi (drejtor në detyrë) |
Historia | |
Nisur | 1945 (radio) 1975 (si RTP) 19 qershor 1999 (si RTK) |
Zëvendësoi | Radio Televizioni i Prishtinës (1975-1990) |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | http://www.rtklive.com |
Radiotelevizioni i Kosovës[a] (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës. Ai u themelua pas Luftës së Kosovës, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës. RTK-ja operon katër kanale televizive dhe dy radiostacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj. Shërbimet e RTK-së janë në dispozicion përmes rrjeteve tokësore dhe satelitore, si dhe përmes internetit pa pagesë.
Si transmetues publik, RTK-ja financohet nga një përzierje të financave publike, të hyrave nga reklamave, dhe donacioneve.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koha e pasluftës (1999–2008)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTK zëvendësoi Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më 5 korrik 1990 nga forcat serbe gjatë Luftës së Kosovës.[1] Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, RTK u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e ish-punëtorëve të tij. Pas Luftës së Kosovës në 1999 ia kërkoi OSBE-ja EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetuesve) të themelojë një transmetues publik sipas një marrëveshjeje me OSBE-në. Në shtator 1999 fillon Radiotelevizioni i Kosovës me dy orë të transmetimit në gjuhën shqipe, ndërsa Radio Prishtina e dikurshme u shndërrua në Radio Kosova (tash Radio Kosova 1).[2] Drejtori themelues ishte Richard W. Dill. Atë vit u themelua radiostacioni multietnik Radio Kosova 2, dhe stacioni për të rinjtë Radio Blue Sky (zëvendësoi më tutje Radio Kosovën 2 të atëhershme) nga Kombet e Bashkuara me ndihmën e Fondacionit Hirondelle dhe Agjencisë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që pastaj iu bashkuan programit të RTK-së në 2000. Në tetorin e po atij viti do të zhvillohej RTK-ja në teknikë dhe pajisje, falë donacioneve të qeverisë japoneze. Në nëntor 2000 filloi të ofrohej transmetimi i magazinave dhe lajmeve në gjuhën serbe dhe turke. Këto u transmetuan përmes një rrjeti të ri tokësor. Që prej 2001, transmetoheshin radiostacionet edhe përmes internetit.
Në korrik të vitit 2001 u zgjerua programi deri në shtatë orë në ditë dhe u lancua transmetimi në rrjetin satelitor. Përkrah gjuhëve shqipe, serbe dhe turke, do të ofrohej shpejt edhe transmetimi në gjuhën boshnjake. Në shtator të atij viti u krijua Bordi i RTK-së, me drejtor themelues Adem Demaçin. Programi u zgjerua deri në 15 orë në vitin 2002, me shtesën e emisioneve të përditshme si Mirëmëngjesi Kosovë, magazinës boshnjakfolëse Mostovi (Urët) dhe për herë të parë në RTK sitcom-i Familja moderne.
Fillon shërbimin në korrik 2002 webfaqja e RTK-së. Në 2003 do të vendosej në fuqi tarifa e transmetuesit publik, që e financonte televizionin përmes TVSH-së për rrymën elektrike, gjë që do ta mundësonte prej 22 dhjetor 2003 të transmetonte program 24-orësh.
Një raport çorientues i muajit mars 2004 për RTK-në flaku tension duke qenë njëri prej shkaseve për trazirat mes tyre mes serbëve dhe shqiptarëve. RTK pastaj u distancua nga raporti dhe u zotua që të përmirësojë standardet gazetareske përmes trajnimit.[2]
Edicione të veçanta të lajmeve filluan të transmetohen me interpretim në gjuhë shenjash. Nga shtatori i 2006 u transmetuan programe në gjuhë të tjera përveç shqip përmes rrjetit satelitor. Me Olimpiadën Dimërore 2006 në Turin, dhe Botërorin 2006 në Gjermani, programet ndërkombëtare sportive u transmetuan për herë të parë në RTK pranë UEFA Ligës së Kampionëve, Premier Liga angleze, ndeshjet e ekipit kombëtar shqiptar dhe ndeshjet e boksierit të Kosovës Luan Krasniqi.[2] Në fund të 2006-s u bashkuan shërbimet radiofonike dhe televizive në internet brenda adresës rtklive.com dhe u zgjeruan për të përfshirë ofrimin e tanishëm.[3]
Pas Pavarësisë së Kosovës (2008-)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas deklarimit të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, UNMIK-u ia dorëzoi përgjegjësinë e RTK-së Qeverisë së Kosovës.[4]
Tarifa mbi faturën e rrymës u shfuqizua në vitin 2009 nga Gjykata Kushtetuese, dhe që prej 2010 RTK-ja financohet direkt prej Qeverisë së Kosovës përmes 0.7% të buxhetit shtetëror.[5][6] Ky vendim shfaqi shtetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së televizionit publik.
Në vitin 2013, dizajni korporativ i RTK-së u ndërtua prej fillimit. Televizioni publik mori një logo të re me ngjyra të reja, si dhe u riemërtua RTK 1 për ta dalluar prej televizionit të sapolancuar RTK 2. Programet jo në shqip që atëherë kanë vendin në RTK 2, në gjuhën serbe, boshnjake, turke dhe boshnjake (mirëpo edicione të lajmeve në gjuhë joshumicë akoma transmetohen edhe në RTK 1). Krahas kanaleve televizive morën edhe radiot një gëzof të ri, dhe Radio Blue Sky dhe Radio Kosova 2 u bashkuan. Në 2014 u lancuan edhe kanali televiziv i lajmeve RTK 3 dhe kanali kulturor RTK4 (ku transmetohen dokumentare dhe materiale nga arkiva e pasur e RTK-së), që të dyja transmetojnë në gjuhën shqipe.
Gazetarët e RTK-së kanë protestuar shumë herë në vitin 2015 kundër ndërhyrjes politike, duke kërkuar për pushimin e kryeredaktorëve për obstruksion dhe vetëcenzurë.[7]
Menaxhmenti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTK-ja rregullohet nga Ligji mbi Radiotelevizionin e Kosovës. Financimi i RTK-së fillimisht u garantua nga një tarifë mbi faturën e rrymës, derisa Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e përshtatshme dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah subvencioni i shtetit (0.7% të buxhetit të Kosovës). Ndryshimi çoi shqetësime rreth mbajtjes së pavarësisë së RTK-së. Kriteri ligjor për RTK-në të planifikojë një fund të buxhetit tranzicional shtetëror nuk është vendosur në veprim akoma.[8]:33[9]
Transmetuesi publik është kritikuar edhe për mungesë të gazetarisë hulumtuese dhe anësisë politike, p.sh. në mbulimin e gjerë të partisë politike sunduese në 2012 (duke përfshirë tubimin vjetor të Partisë Demokratike të Kosovës, atëkohë sunduese) në krahasim me mbulimin e shkurtër dhe dezinformuese të protestave nga partia opozitare Vetëvendosje, që u vlerësua si "një sinjal i madh i financimit shtetëror duke vendosur pavarësinë editoriale të televizionit publik në rrezik. (IREX, 2013b)[10]
Anëtarët e Bordit të RTK-së përzgjedhen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës prej votës shumicë, gjë që ia beson përzgjedhjen e tyre partive shumicë.[8]:33
Anëtarësia në EBU
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj kryesore: Kosova në Festivalin Evropian të Këngës
RTK-ja bashkëpunon me EBU-në që nga themelimi.[2] Megjithatë, nuk është anëtare e Bashkimit dhe po përpiqet të bëhet anëtare. Tani për tani nuk është e mundshme një gjë e tillë meqë Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) apo Këshillit Evropian, që janë kërkesat formale për anëtarësi në EBU. Aplikimi për pjesëmarrjen e Kosovës në Këshillin Evropian është në plotësim e sipër.[11] Një ndër motivet kryesore për anëtarësim në EBU është interesi i RTK-së për pjesëmarrje në Festivalin Evropian të Këngës Eurosong, që ka vazhduar që prej vitit 2014.[12]
Në vitin 2023, RTK nisi përpjekjen e vet për t'u inkuadruar në Festivalin Evropian të Këngës duke mbajtur një Festival të vet të Këngës për shtetin e Kosovës.
Perceptimi publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi i RTK-së pranohet mirë nga shqiptarët e Kosovës, por jo aq nga grupet tjera etnike në Kosovë.[4][13]
Në vitin 2015, disa gazetarë të RTK-së protestuan kundër ndikimit politik dhe cenzurës së brendshme. RTK-ja konsiderohet gjerësisht e njëanshme, dhe në vitin 2012 raportoi në tepricë mbi tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës që ishte atëherë në pushtet, por shumë më pak mbi protestat e partisë opozitare Vetëvendosje.
Pjesëtarët e Bordit të RTK-së zgjedhen prej një votë shumice nga Kuvendi i Kosovës dhe prandaj reflektojnë Kuvendin.
Logot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Logoja e RTP-së në 1974
-
Logoja e RTP-së prej 1989
-
Logoja e RTK-së në transmetimin e parë pas Luftës në vitin 1999
-
Logoja e RTK-së prej 1999–2013
-
Logoja e RTK 1 prej 2013
-
Logoja e RTK 2
-
Logoja e RTK 3
-
Logoja e RTK 4
Radio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Logoja e Radio Kosova 1 prej 1999–2013
-
Logoja e Radio Kosova 1 prej 2013
-
Logoja e Radio Kosova 2 prej 2013
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Radio Televizioni i Prishtinës, paraardhësi i RTK-së
- Televizioni në Kosovë
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Më parë i gërmëzuar si Radio Televizioni i Kosovës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "33 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës". KosovaPress.com. Marrë më 2025-01-02.
- ^ a b c d "Transmetuesi Publik". Marrë më 2023-06-22.
- ^ "Web Faqja". Marrë më 2023-06-22.
- ^ a b Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Kosovo. Historial dictioneries of Europe (në anglisht). Vëll. 79 (bot. 2). Lanham / Tornto / Plymouth: Rowman & Littlefield. fq. 219. ISBN 9780810874831.
- ^ "RTK's Financial Sustainability: Finding alternatives to public broadcaster financing" (PDF) (në anglisht). Instituti GAP. 2011. Marrë më 2023-06-23.
- ^ http://www.gjkks.org/repository/docs/Vendim_-_Mase_e_Perkohshme_-_MP_-_Rasti_KI_11-[lidhje e vdekur]
- ^ "Journalists' solidarity in Kosovo: the RTK case". OBC Transeuropa (në anglisht). Osservatorio Balcani e Caucaso. 13 janar 2016. Marrë më 2025-01-02.
- ^ a b Elda Brogi, Alina Dobreva, and Pier Luigi Parcu, "Freedom of Media in the Western Balkans", Arkivuar 19 gusht 2015 tek Wayback Machine, study for the European Parliament's Subcommittee on Human Rights, October 2014, EXPO/B/DROI/2013/16
- ^ RTK Financial Sustainability, Arkivuar 22 dhjetor 2015 tek Wayback Machine, GAP Policy Brief
- ^ "Raporti vjetor i punës për vitin 2012" (PDF). Komisioni i Pavarur i Mediave. 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016.
- ^ "Kosovo erreicht nächste Stufe der Mitgliedschaft im Europarat" (në gjermanisht). 2023-04-25. Marrë më 2023-06-23.
- ^ "Kosovo drömmer om Eurovision" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2013. Marrë më 9 gusht 2023.
- ^ Egleder, Julia (2013). Peace Through Peace Media?: The Media Activities of the International Missions (KFOR and UNMIK) and Their Contribution to Peacebuilding in Kosovo from 1999 Till 2008. Schriftenreihe der Stipendiatinnen und Stipendiaten der Friedrich-Ebert-Stiftung (në gjermanisht). Vëll. 43. Münster: LIT Verlag. fq. 241. ISBN 9783643903549.