Jump to content

Salvador Allende

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Presidenti i 29të i Kili

Salvador Allende Guillermo Gossens (spanjisht: [salβaðoɾ aʝende ɣosens]; 26 qershor 1908 - 11 shtator 1973) ishte një mjek kilian dhe politikan, i njohur si marksisti i parë me postin e presidentit të një vendi të Amerikës Latine si pasojë e zgjedhjeve të lira.[1]

Përfshirja e Allende në jetën politike kiliane shtrihet në një periudhë prej gati dyzet vjet. Si një anëtar i Partisë Socialiste, ai ishte një senator, deputet dhe ministër. Ai kandidoi pa sukses për presidencën në zgjedhjet e 1952, 1958, dhe 1964. Në vitin 1970, ai fitoi presidencën në një garë të ngushtë midis tre kandidateve. Ai u zgjodh në një balotazh nga Kongresi pasi asnjë kandidat nuk fitoi shumicën e votave.

Si president, Allende promovoi një politikë të nacionalizimit të industrive dhe kolektivizimit. Për shkak të politikave që inicioi dhe faktorëve të tjerë, marrëdhëniet e tij me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor u bënë gjithnjë e më të vështira. Një shumicë e qendrës së djathtë duke përfshirë Kristian Demokratët, përkrahja e të cilëve kishte mundësuar zgjedhjen e Allende, denoncoi sundimin e tij si antikushtetues dhe bëri thirrje për përmbysjen e tij me forcë. Më 11 shtator 1973 ushtria e vendit u aktivizua për të larguar Allende nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA e Shteteve të Bashkuara.[2] Më vonë atë ditë, Allende qëlloi veten me një pushkë AK-47, gjë që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi të vitit 2011 të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.[3][4]

Pas eliminimit të Allende, ushtria e gjeneralit Augusto Pinochet nuk pranoi të ktheje autoritetin në qeverinë civile. Si rezultat Kili u sundua nga një diktaturë ushtarake që ishte në pushtet nga 1973 deri 1990, duke i dhënë fund pothuajse 41 viteve të pushtetit demokratik kilian. Junta ushtarake shkriu Kongresin e Kilit dhe filloi një përndjekje të organizuar të mijëra mbështetësve të Allende.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy