Jump to content

Soloni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Soloni (greq: Σόλων) lindi rreth viteve 630 dhe vdiq më 560 p.e.s., ishte ligjvënës dhe Aristoteli e cilësonte Solonin si "babain e demokracisë athinase". Të zhytur në kaosin politik dhe social të shekujve VII dhe VI para erës sonë, pjesa më e madhe e qyteteve greke qeveriseshin nga tiranët. Athina u përpoq ta shmangte këtë regjim, duke zgjedhur Solonin për të zgjidhur krizën shoqërore dhe ekonomike. Soloni vetëm sa e shtyu për disa vjet tiraninë, por reformate tij ishin fillimi i lëvizjes drejt demokracisë dhe i mbijetuan tiranit Pisistrat

Soloni nuk ishte demokrat. Aristokrat që në lindje dhe në zemër, ai ishte humanist. Ai i lehtësoi të varfërit prej borxheve të tyre dhe vendosi një kod, ku pasqyrohej humanizmi. Reformat e tij kishin si objektiv monopolin e aristokracisë mbi pushtetin dhe dy prej institucioneve të saj: Bulea (senati i qyteteve greke) dhe gjykimi prej jurisë së përbërë nga disa gjykatës, luajtën një rol të rëndësishëm kur triumfoi demokracia.

Për Athinën, shekuili VI para erës sonë ka qenë një shekull i trazuar. Shoqëria drejtohej nga eupatridët, aristokratë tokash, të cilët me taksat e tokës i mbysnin pronarët e vegjël dhe i shndërronin këta pothuajse në skllevër të vërtetë. Për më tepër, kjo aristokraci, teknikat ushtarake të të cilës ishin të tejkaluara, tregohej e paaftë të mbronte Athinën kundër fqinjës së saj, Megarës. Në vitin 594 para erës sonë, Soloni u zgjodh arkond i vetëm dhe u ngarkua me riorganizimin e shtetit. Aristoteli ka thënë për të: "Ai mund të ushtronte pushtet absolut, duke u lidhur me cilëndo parti, por ai parapëqeu, duke rrezikuar të mos i pëlqente askujt të bëhej shpëtmtari i vendit dhe ligjvënës shembullor."

Soloni ishte poet dhe pjesa më e madhe e teorive të tij politike janë të njohura për poezinë e tyre, e cila nxjerr në pah një gjithashtu, edhe një humanist. Soloni ishte mishrimi i moderacionit grek dhe ai vendosi një kod të ri për të zëvendësuar ligjet çnjerëzore dhe të rrepta, të imponuara nga Drakoni në shekullin paraardhës (kodi "drakonian". Ky kod isht aq i egër, saqë thuhej se ishte shkruar me gjak). Plutarku tregon se edhe përtacia dënohej me vdekje. Kodi i moderuar i Solonit vendosi parimet ligjore bazë të athinasve për shekujt e ardhshëm. Ai çliroi burrat dhe gratë, që ishin skllavëruar për shkak të borxheve të tyre, duke anuluar borxhet dhe duke ndaluar huamarrësit të linin peng trupin e tyre. Ndonëse ishte racional dhe njerëzor, ky ligj u kundërshtua nga kreditorët që humbnin në këtë mënyrë kapitalin e tyre, por, gjithashtu, edhe nga të varfërit, që nuk mund të merrnin më hua, duke mos pasur gjë tjetër për të lënë peng përveç se trupin e tyre. Kundërshtarët më radikal do të dëshironin një rindarje të tokës.

Soloni i atako problemet ekonomike në shumë nivele dhe jo vetëm duke anuluar borxhet fiskale. Ai inkurajoi zhillimin e prodhimeve për eksport, siç ishin ulliri dhe rrushi. Eksporti i drithërave u ndalua. Përtë lehtësuar shkëmbimet me jashtë, u fut në përdorim një sistem i ri peshash dhe masash, si dhe një para e re. Shteti inkurajoi arizanatin dhe tregtinë

Pushteti ekonomik kishte rëndësi të veçantë për Solonin, që u pasqyrua edhe në konstitucionin e tij politik. Ai themeloi atë që quhet timokraci: shtresëzimi i shoqërisë dhe shpëndarja e pushtetit politik u vendosën në bazë të pasurisë. Për funksionin më të lartë, atë të arkondit, mund të pretendonin vetëm familjet më të pasura. Kjo reformë e theu monopolin e aristokracisë, që ishte e tillë që nga lindja, dhe i lejoi klasës së mesme, të pasur dhe aktive, të orientonte vendimet politike. Historia e shteteve të tjera greke konfirmon urtësinë e Solonit: duke i dhënë një rol politik më të madh klasës së mesme, ai shmangu tiraninë. Legjislacioni i përpunuar nga Soloni nuk mund të quhej, me të vërtetë, demokratik, por edhe qytetarët që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, tetët kishin vendin e tyre në gjykatat e reja dhe në Asamble, e cila në atë kohë kishte pushtet të kufizuar.

Reformat e Solonit i zemëruan ata që humbën paratë për shkak të anulimit të borxheve. Të tjerët u zhgënjyen, pasi ai nuk ua shpërndau tokën të varfërve, siç kishin bërë tiranët në shtetet e tjera. Vetëm një pjesë e vogël e klasës së mesme mbeti e kënaqur. Në fund të mandatit të tij, populli kishte Asamblenë, gjykatat dhe një këshill, Bulenë. Funksioni i vërtetë i Bulesë në kohën e Solonit mbetej i paqartë, por në shekullin V ajo u bë këshilli politik më i lartë dhe e zëvendësoi Aeropagun e aristokratëve. Pasi mori nga bashkëqytetarët premtimin se ligjet e tij nuk do të ndryshoheshin gjatë 10 vjetëve, Soloni u largua nga Athina . Kur ai u kthye, tirani Pisistrat përfitoi prej rivalitetit të grupazheve, për të marrë pushtetin.


pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy