Jump to content

Tëvaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tëvaja ose Tuvaja, zyrtarisht Republika e Tëvasë (rusisht: Респу́блика Тыва́, Respublika Tyva ose Тува́, Tuva;[1] tëvisht: Тыва Республика, Tëva Respublika), është republikë anëtare e Federatës Ruse e ndodhur në Azinë Qendrore, në kufirin veriperëndimor të Mongolisë. Mes viteve 1921-1944, Tëvaja ishte shtet i pavarur i njohur si Republika Popullore Tëvane, e cila u aneksua nga Bashkimi Sovjetik duke u kthyer në rreth autonom e më pas republikë autonome brenda Rusisë. Tëvaja ka 305.510 banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej 170.500 km². 77% e popullsisë janë tëvanë etnikë, banorët titullarë të republikës, të cilët flasin gjuhën e tyre tëvishten, anëtare e familjes së gjuhëve turkike, si dhe praktikojnë budizmin dhe shamanizmin si mënyrë jetese. Kryeqytet është Këzëlli (rusisht: Кызы́л, Kijzijl, tëvisht: Кызы́л, Këzëll).

Peisazh tëvan
  1. ^ Tuva ishte emri i përdorur zyrtarisht në rusisht deri në kalimin e referendumit që nxori emrin zyrtar "Респу́блика Тыва́"; shqiptimi i emrit zyrtar në rusisht është /rʲɪˈspublʲɪkə tɨˈva/, më së afërti me germa shqipe <Rjispubljikë Tijvá>.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy