Jump to content

Veprat e Apostujve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Veprat e Apostujve” përbëjnë librin e pestë të Dhiatës së Re. Në të trajtohet historia e Kishës, që nga dita e Ngjitjes në Qiell të Zotit Krisht e deri në vizitën e parë të apostull PavlitRomë. Nuk ka asnjë dyshim se autorësia e Veprave të Apostujve i takon apostull dhe ungjillor Llukait, mjekut dhe nxënësit të apostull Pavlit, i cili përmendet edhe tek letra drejtuar Kolosianëve (4:14), Filemonit( 24) dhe letrës së dytë drejtuar Timotheut (4:11).[1]

Libri i Veprave paraqet përhapjen e Krishterimit që nga Jeruzalemi e deri në Romë. Në kapitujt 6:8 deri tek 9:31 përshkruhet përhapja e Kishës së Krishterë në Palestinë, për të vazhduar më pas me Kishën e Antiokisë në kapitujt 9:32-12:4. Në kapitujt 12:25-16:5 na paraqitet vepra e Apostull Pavlit në Galati, Ilirik etj. edhe në këshillin e Jeruzalemit. Më tej, në kapitujt 16:6-19:20 jepet kthimi në Krishterim i Maqedonisë, Greqisë dhe Azisë (Anadoll, Turqi), për të përfunduar me themelimin e Kishës në Romë dhe persekutimin dhe burgosjen e apostull Pavlit në kapitujt 19:21 e deri në fund.

Libri thekson veçanërisht origjinën hyjnore të besës së Krishterë, të ilustruar nga mrekullitë dhe martirizimet e apostujve, por sidomos nga themelimi i saj prej Shpirtit të Shenjtë (2:1-5), bamirësitë e shumta të të krishterëve të parë (2:44-7), përhapjen e shpejtë të Krishterimit dhe udhëheqjen prej së larti, e cila nuk i mungoi kurrë apostujve, sidomos Petros dhe Pavlit (kapitujt 12 dhe 16).

Besimi në hyjninë e Krishtit përbën padyshim thelbin e këtij libri, gjë që shfaqet qartazi në të gjithë përmbajtjen e tij, sidomos në pohimin se shpëtimi i gjithë njerëzve u bë i mundur vetëm përmes pësimeve dhe gjakut të Krishtit.

Pagëzimipastron njollat e mëkatit dhe të porsapagëzuarit marrin Shpirtin e Shenjtë. Akti i “thyerjes së bukës” (që i referohet Misterit të Falënderimit Hyjnor - marrjes së Kungatës së Shenjtë) themelon shoqërinë e krishterë.

Tiparet që përmendëm më lart shërbenin për të identifikuar dhe dalluar besimin e Krishterë të sapokrijuar, nga feja judaike. Këtë dallim do ta shohim të thellohet edhe më tepër në vendimet e marra gjatë Këshillit të Jerusalemit, ku u vendos të liheshin mënjanë disa nga kërkesat dhe ritualet e Ligjit të Moisiut.

Për sa i takon nivelit të gjuhës së përdorur si në Veprat e Apostujve, ashtu edhe në Ungjillin e tretë, apostull Llukai duket se e zotëron shumë mirë greqishten, më mirë se çdokush tjetër nga autorët e Dhiatës së re.

Shkrimi i këtij libri duhet të datojë përpara martirizimit të shën Pavlit në Romë, pasi nëse do të ishte shkruar më pas, kjo ngjarje do të ishte dokumentuar pa dyshim në shkrimet e Ungjillor Llukait, si dëshmi e lavdisë së veprës apostolike. Shumë studiues pohojnë se Veprat e Apostujve u shkruan në Akai të Greqisë.

  1. ^ Rev. Nicon D. Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy (Një fjalor i terminologjisë Orthodhokse Greke), Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, N.Y. 10570, fq. 3.
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy