Jump to content

gjuhë

Nga Wiktionary
(Përcjellë nga gjuha)

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

gjuhë f. sh. gjuhë (gjuha)

  • (organ) organ i njeriut që ndodhet në gojë
  • (komunikim) formë komunikimi në mes njerëzve
  1. Organ i mishtë e i lëvizshëm në gojën e njeriut, të kafshëve kërbishtore e të shpendëve, që shërben për të shijuar dhe ndihmon për përtypjen e gëlltitjen e ushqimit, ndërsa te njeriu shërben edhe si organ i të folurit. Gjuhë e gjatë (e shkurtër). Maja (shpina) e gjuhës. Lëpin me gjuhë. Nxori gjuhën. Zuri (kafshoi) padashur gjuhën. Dogji gjuhën. Iu trash gjuha iu ënjt gjuha nga të pirët ose nga një sëmundje.
  2. Ky organ i disa kafshëve, që përdoret si ushqim. Gjuhë lope (viçi) e zier. Gjuhë e pjekur.
  3. fig. Ky organ i vështruar si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut, sipërfaqësues i aftësisë së tij për të folur dhe vënia në jetë e kësaj aftësie; të folurit, goja; vet. sh. ata që thonë a përhapin diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike). Gjuhët (gojët) e këqija (e liga). keq. Mbaje (mblidhe, rrudhe, bëje zap) gjuhën! përmbahu në tëfolur!, mos fol mbarë e prapë!, mbaje gojën!
  4. gjeogr. Rrip i gjatë e i ngushtë toke që zgjatet nga bregu në ujë. Gjuhë dheu (toke).
  5. shih gjuhëz,~a 1. Gjuha e kambanës (e këmborës).
  • Më ra gjuha (goja) u lodha së foluri a së përsërituri diçka. I doli gjuha (një pëllëmbë, një pash)
a) u lodh shumë nga një punë e rëndë, nga një rrugë e gjatë etj.;
b) u lodh së foluri, plasi së foluri. E dredh gjuhën shih te DREDH.


gjuhë

  1. Sistem i veçantë tingujsh, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve e për lidhjen e tyre në fjali, i cili është mjeti themelor e më i rëndësishëm që u shërben njerëzve për të mbrujtur e për të shprehur mendimet dhe për t'u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri. Gjuha si dukuri shoqërore. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Zhvillimi i gjuhës. Sistemi i gjuhës. Struktura e gjuhës. Mjetet e gjuhës. Funksioni shoqëror i gjuhës.
  2. Një sistem i tillë, që është krijuar e zhvilluar historikisht nga një popull dhe që përbënnjë nga tiparet themelore të një kombësie a të një kombi. Gjuha shqipe. Gjuha frënge (greke, angleze). Gjuha amtare. Gjuha letrare kombëtare. Gjuhë e huaj. Gjuhë e gjallë (e vdekur). Gjuhët e lashta. Gjuha e sotme. Gjuhët indoevropiane. Gjuhë të afërta. Familje (grup) gjuhësh. Pastërtia e gjuhës. Fjalori i gjuhës shqipe. Gramatika e një gjuhe. Historia e një gjuhe. Di(flas, zotëroj) një (dy) gjuhë.
  3. Tërësia e fjalëve, e mjeteve gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë e shkruar (e folur, bisedore, popullore). Gjuhë poetike. Gjuha e fëmijëve. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike.
  4. Mënyra karakteristike e shprehjes së dikujt në të folur ose në të shkruar; tërësia e veçorive të përdorimit të mjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër të caktuar, stil. Gjuhë e zhdërvjellët (e zgjedhur, e qartë). Gjuhë e rëndë (e trashë). Gjuhë e thatë (e errët). Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit (e dramës, e veprës).
  5. edhe fig. Tërësia e mjeteve për të kumtuar ide, mendime ose ndjenja duke përdorur shenja të caktuara, tinguj, lëvizje ose mjete të tjera shprehëse, që marrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve (e gishtave). Gjuha e pikturës (e muzikës). Gjuha e shkencës (e aritmetikës). Gjuha e formulave. Me gjuhën e shifrave.
  6. Tërësia e tingujve ose e lëvizjeve që përdorin disa kafshë dhe shpendë për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve (e zogjve). Gjuha e bletëve.
  7. bised. E folme, dialekt; të folurit. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e fshatit a të krahinës së vet.
  8. bised. Gjuha shqipe si lëndë mësimore në shkollën tetëvjeçare e të mesme; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetë në gjuhë.
  • Në gjuhën e ... libr. nga pikëpamja e. . ., sipas ..., duke e shprehur sipas mënyrës së... Në (me) gjuhën e Ezopit duke i shprehur mendimet në mënyrë të tërthortë e të figurshme. Ia di gjuhën dikujt e njoh mirë, e di mirë çmendon, ç'qëllime ka etj. E ktheu gjuhën shih te KTHEJ. Flasin gjuhë të ndryshme shih te FLAS. Gjejnë gjuhë të përbashkët arrijnë të merren vesh njëri me tjetrin, pajtohen në mendime e në veprime.

Etimologjia

[redaktoni]


Referencat

[redaktoni]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy