paguaj
Appearance
PAGUAJ kal.
- 1. Jap të hollat për një send a mall që blej, për diçka që përdor a shfrytëzoj, për një punë të bërë etj.; e shpërblej dikë me të holla sipas punës që ka bërë. Paguaj biletën. Paguaj qiranë (dritat, ujin). Pagoi shpenzimet. I paguan rrogën. E pagoi shtrenjtë. E pagoi me para në dorë.
- 2. edhe jokal. Jap të holla, derdh para për diçka; harxhoj. Paguani në arkë! Pagoi ai për të gjithë. Pagoi shumë para. Nuk ishte në gjendje (nuk kishte) të paguante.
- 3. Shlyej me të holla a me një vlerë tjetër detyrimin që kam; kthej të hollat që kam marrë hua; laj. Paguan kuotën e anëtarësisë. Pagoi borxhin. Pagoi kamatën. Paguanin taksa. Pagoi dëmin.
- 4. keq. I jap të holla dikujt për të bërë një të keqe kundër një tjetri, shtie dikë.
- 5. fig. Shlyej me pasoja të rënda për veten një gabim a një faj, më del për hundësh një gjë e pamenduar mirë; e pësoj rëndë nga dikush për një të keqe që i kam bërë. E pagoi gabimin. E pagoi shtrenjtë. E pagoi me kokë. Do të ma paguajë. Për pak e pagova shpëtova për një qime, për një fije, gati lashë kokën.
- 6. fig. Ia shpërblej dikujt një të keqe; vjet. ia marr hakun a gjakun; shpaguaj.
- Është të paguash e të ikësh është një vend a një mjedis shumë i papëlqyeshëm. Të ther (të vret) e s'të paguan shih te THER. E pagoi ujin për raki pagoi shumë për diçka që gjendet lirë. Paguan një grosh e hyn në valle, paguan njëqind e s'del dot fj.u. është lehtë t'i hysh një pune, por është shumë e vështirë t'ia dalësh mbanë.