Content-Length: 205562 | pFad | https://sq.wikipedia.org/wiki/Laosi

Laosi - Wikipedia Jump to content

Laosi

Coordinates: 18°N 105°E / 18°N 105°E / 18; 105
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

18°N 105°E / 18°N 105°E / 18; 105 Stampa:KUTIALaosi

Laosi, emri zyrtar Republika Demokratike Popullore e Laos është shtet që shtrihet në Jug-Lindjen e Azisë dhe në Indokinë. Në Veri kufizohet me Kinën, në Lindje me Vietnamin, në Jug me Kamboxhian, në Perëndim me me Tailandën, në Veri-Perëndim me Birmaninë. Laosi nuk ka dalje në det. Kryeqyteti i Laosit është Vientiane.

Artikulli kryesor : Historia

Mëmëdheu i popullit të Laosit që kanë emigruar në Indokinë është Kina. Nuk ka të dhëna konkrete për historinë e Laos'it para shekullit XIV. Mbretëria e parë e Laosit është formuar në mes të shekullit XIV. Në vitin 1453 Fraya Fa Ngum, formoi mbretërinë e Lanxang që nënkupton (Me Miliona Elefant).Në fund të shekullit XVI kjo mbretëri u bë pjesë e Komonveltit.

Me shfaqjen e Luftës Civile kjo mbretëri u nda në shtet mbretërie dhe Principatën e Sampasak'ut.Në vitin 1893 u nënshkrua marrëveshja ku Laosi hyri nën koloninë Franceze. Në vitin 1942 Japonezët pushtuan rrethin e lumit Mekong.Me humbjen e JaponisëLuftën e Dytë Botërore, në maj 1946 Laos'i shpalli pavarësinë.Franca insistoi të ndalonte këtë por nuk pati sukses.Në vitin 1953 Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën pavarësinë e Laosit. Ndërsa në muajin korrik të vitit 1962 në Konferencën Ndërkombëtare të Gjenevës pavarësinë e Laosit njohën të gjitha shtetet e botës. Në vitin 1963 filluan probleme në shtet.Kjo vazdhoi deri në krijimin e Republikës Popullore Demokratike e Laosit nga Potent-Lao në vitin 1975. Laosi ende qeveriset me Komunizëm, dhe pas kalimit në këtë lloj të qeverisjes, zgjedjket e para janë bërë në Mars 1989.

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor : Njësit administrative
Artikulli kryesor : Gjeografia
Lumi Mekong

Laosi ka një sipërfaqe prej 236,800 km2.Laosi është shtet që nuk ka dalje në det.Fqinjët e Laosit janë Birmania, Kamboxhia, Kina, Tailanda dhe Vietnami. Klima është Musonët Tropikal. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Laosit janë Malor dhe Pyllor.Në Lindje gjendet maja e lartë 2700m Anmamite Cordillera, ku kjo mal e përbën kufirin me Vietnamin. Lumi kryesor në Laos është Lumi Mekong.

Artikulli kryesor : Ekonomia

90% i popullsisë së Laosit merret me Bujqësi.Një pjesë e madhe e tokave pjellore në Laos janë të mbuluar me fusha të Orizit.50.000 tonelatë Oriz prodhohet në vend. Misri, Pambuku, Hashashi, Erëza të ndryshme, janë prodhime tjera që prodhohen në Laos. Nëpër fshatra mungesa e vajit plotësohet nga Arra e kokosit. Blegtoria në Laos është një sektor me potencial zhvillimi.Në Jug rrittet Gjedhi, nëpër Male bëhet gjuetia e Kafshëve të Egër. Popullsia që jeton në afërsi të Lumit Mekong merren me Peshkatari.[1] Laosi është shtet që pas pavarsisë ka deficid tregtar.Tregtia e jashtme është shumë e kufizuar.Eksporton Kallaj, Pambuk, Lëkurë, Kafe në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sektorin e Industrisë vërehet prapambetja e Laosit.Në këtë vend zakonisht Industria bazohet në Artizanat, ku kjo punë kryhet me mjete primitive.

Artikulli kryesor : Demografia

Popullsia e Laosit është 4.409.000 banorë, me një dendësi prej 16 banorë/km2 [1].Gjysma e popullsisë së Laosit ka origjinë të Lao, ku ka ngjashmëri gjuhësore dhe etnike me popullin Tailandez.Popullsia në rrethin e Lumit Mekong veqohet nga mënyra të ndryshme të jetesës, dhe përbën 15% të popullsisë.Rreth 10% të popullsisë ka origjinë të njejtë me popujt Meo dhe Man që jetojnë në Kinën Jugore. Budizmi është feja zyrtare e Laosit.Një religjion tjetër Phi është e përhapur në rajone primitive. Pjesa e madhe e popullsisë së Laosit jeton nëpër fshatra.Qyteti më i madh I Laosit dhe poashtu edhe kryqyteti i saj Vientiane ka një popullsi rret 150.000 banorë. Gjuha zyrtare e Laosit është Gjuha Lao.Niveli i Arsimit në vend është shumë i ulët.

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Laosi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Laosi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Laos hakkında ansiklopedik bilgi












ApplySandwichStrip

pFad - (p)hone/(F)rame/(a)nonymizer/(d)eclutterfier!      Saves Data!


--- a PPN by Garber Painting Akron. With Image Size Reduction included!

Fetched URL: https://sq.wikipedia.org/wiki/Laosi

Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy