Jump to content

Daniele Padelli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Daniele Padelli

Padelli me Italinë në 2015
Të dhënat vetjake
Datëlindja25 tetor 1985 (39 vjeç)
VendlindjaLecco, Itali
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)[1]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri27
Karriera me të rinjtë
2001–2002Lecco
2002–2004Como
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Como0(0)
2004–2012Sampdoria0(0)
2005–2006Pizzighettone (huazim)33(0)
2006–2007Crotone (huazim)1(0)
2007Liverpool (huazim)1(0)
2008–2009Pisa (huazim)7(0)
2008–2009Avellino (huazim)15(0)
2009–2011Bari (huazim)3(0)
2011–2012Udinese (huazim)0(0)
2012–2013Udinese9(0)
2013–2017Torino100(0)
2017–Internazionale1(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2007Italia U207(0)
2006Italia U211(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 shkurt 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2015

Daniele Padelli (lindur më 25 tetor 1985) është një futbollist profesionist italian i cili luan si portier për klubin italian Internazionale.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Padelli nisi karrierën e tij me klubin e Seconda Categoria Delebio, e cila ishte një klub nga qyteti i Valtellina. Në vitin 2001 ai kaloi te Lecco, kurse në vit më pas ju bashkua Comos. Në vitin 2004, Padelli u transferua te Sampdoria,[2] ku fillimisht luajti me ekipin Primavera, para se të huazohej te PizzighettoneSerie C1 (33 ndeshje, 29 gola të pësuar) dhe më pas te Crotone (një ndeshje, 2 gola të pësuar).

Huazimi te Liverpool

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 janar 2007, Padelli u huazua te klubi i Premier Ligës Liverpool deri në përfundim të sezoni me mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm.[3] Rreth këtij transferimi, trajneri i ekipit Rafael Benítez tha: "Ai është një portier i ri i mirë që është zgjedhur për ekipin e tij kombëtar. Padelli do të na japë një mundësi të mirë për të ardhmen. Fakti që ai është edhe një herë me ekipin kombëtar nën-21 tregon se jemi duke firmosur një lojtar shumë të mirë.[4] Ai luajti ndeshjen e tij të parë dhe të fundit me klubin më 13 maj 2007 kundër Charlton Athletic në javën e fundit të sezonit 2006–07, duke u bërë italiani i parë që luan me klubin.[5] Megjithatë, ai zhvilloi një paraqitje negative, duke pësuar dy gola me Liverpoolin që barazoi ndeshjen 2–2.[6] Pas kësaj, Padelli u rikthye te Sampdoria më 8 qershor 2007.[7]

Më 5 korrik 2007, Padelli u huazua në Serie B te Pisa, ku ai luajti fillimisht në disa ndeshje miqësore para se të debutonte zyrtarisht në Coppa Italia kundër Napolit. Ai e mbylli sezonin me shtatë ndeshje të luajtura dhe dhjetë gola të pësuar. Në sezonin 2008–09, ai u huazua te Avellino me mundësi për ta bërë transferimin e përhershëm.[8][9] Me biancoverdi, Padelli koleksionoi 15 ndeshje dhe pësoi 29 gola, me ekipin që në fund u rrëzua në Lega Pro Prima Divisione.

Më 2 korrik 2009, Padelli u huazua te Bari me klauzolë blerje.[10] Ai e shpenzoi sezonin 2009–10 si rezerva e portiert belg Jean-François Gillet. Debutimi i tij në Serie A erdhi më 9 maj 2010 në barazimin 3–3 të Barit kundër Udineses.[11] Më 29 korrik 2010, marrëveshja e huazimit u rinovua edhe për një sezon, me Padellin që e nisi sezonin e ri sërisht rezervë, duke luajtur në ndeshjen e parë më 17 dhjetor kundër Palermos.[12]

Më 25 qershor 2011, Padelli u rikthye te Sampdoria, por më 31 gusht u njoftua se ai kishte kaluar në formë huazimi te Udinese me mundësi marrjen 50% të kartonit në bashkpronësi.[13] Më 27 gusht 2012, ai u shit përfundimisht te Udinese,[14] ku në sezonin 2012–13 ishte zgjedhja e dytë në portë, duke zhvilluar 12 paraqitje.

Më 29 maj 2013, Padelli u transferua te Torino si lojtar i lirë, duke zëvëndësuar të pezulluarin Gillet në portë si titullar. Ai bëri debutimin e tij në raundin e tretëCoppa Italias kundër Pescarës, duke pësuar dy herë në një humbje 2–1. Padelli luajti në çdo ndeshje në kampionat, me Torinon që siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës.[15]

Ai mori çmimin zbulimi i sezonit për portierët në Çmimet e Sportit Italian më 21 maj 2014.[16][17] Padelli bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane për Torinon në raundin e tretë të Ligës së Evropës 2014–15 kundër ekipit suedez Brommapojkarna.[18]

Pas mbërritjes së anglezit Joe Hart nga Manchester City, Padelli e humbi vendin e tij si titullar, dhe kontrata e tij përfundoi në fund të sezonit 2015–16. Ai e mbylli qëndrimin e tij te Torino me 116 ndeshje në të gjitha kompeticionet në katër sezone.

Në korrik 2017, Padelli u transferua te Interi.[19][20] U raportua se ai kishte arritur një marrveshje paraprake me klubin në maj me qëllim për t'u bashkuar zyrtarisht me ekipin më 1 korrik.[21] Më 28 qershor 2019, Padelli sëbashku me portierin e tretë të ekipit Tommaso Berni firmosi një kontratë të re një-vjeçare.[22]

Më 2 shkurt 2020, Padelli bëri debutimin e tij në Serie A për Interin duke mbajtur portën e paprekur në transfertën kundër Udineses ku ekipi fitoi 2–0.[23]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën 2005–07, Padelli u ftua në ekipin kombëtar nën-20 në 14 raste, duke luajtur shtatë ndeshje. Më 12 dhjetor 2006, ai bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 kundër Luksemburgut, duke ndihmuar të kaltrit të fitonin 2–0.

Më 30 gusht 2014, ai u thirr në kombëtaren kryesore për herë të parë nga trajneri i ri Antonio Conte për ndeshjen miqësore kundër Holandës dhe ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Norvegjisë.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 16 shkurt 2020[24][25]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Como 2003–04 Serie B 0 0 0 0 0 0
Sampdoria 2004–05 Serie A 0 0 0 0 0 0
Pizzighettone (huazim) 2005–06 Serie C1 33 0 1 0 34 0
Crotone (huazim) 2006–07 Serie B 1 0 1 0 2 0
Liverpool (huazim) 2006–07 Premier League 1 0 0 0 1 0
Pisa (huazim) 2007–08 Serie B 7 0 1 0 8 0
Bari (huazim) 2009–10 Serie A 1 0 0 0 1 0
2010–11 2 0 3 0 5 0
Gjithsej 3 0 3 0 6 0
Udinese 2011–12 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0
2012–13 9 0 1 0 2[a] 0 12 0
Gjithsej 9 0 1 0 2 0 12 0
Torino 2013–14 Serie A 38 0 1 0 39 0
2014–15 25 0 1 0 12[a] 0 38 0
2015–16 35 0 0 0 35 0
2016–17 2 0 2 0 4 0
Gjithsej 100 0 4 0 12 0 116 0
Internazionale 2017–18 Serie A 0 0 1 0 1 0
2018–19 0 0 1 0 0 0 1 0
2019–20 3 0 1 0 0 0 4 0
Gjithsej 3 0 3 0 0 0 6 0
Gjithsej karriera 171 0 14 0 14 0 199 0
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  1. ^ "Daniele Padelli". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2019. Marrë më 4 shkurt 2020.
  2. ^ "Calcio Mercato" (PDF) (në italisht). Lega Calcio. 2004. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 maj 2005. Marrë më 22 gusht 2019.
  3. ^ Tom Adams (12 janar 2017). "Reds swoop for Samp starlet" [Të kuqtë marrin yllin e Sampdorias] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 gusht 2019.
  4. ^ "Reds sign Italian goalkeeper" [Të kuqtë firmosin me portierin italian] (në anglisht). Liverpool F.C. 12 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2014. Marrë më 9 shkurt 2020.
  5. ^ Mandeep Sanghera (13 maj 2007). "Liverpool 2–2 Charlton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 maj 2007.
  6. ^ "Addicks Spoil Fowler's Finale" [Addicks prish ndeshjen finale të Fowler] (në anglisht). Sky Sports. 13 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2007. Marrë më 10 qershor 2007.
  7. ^ "Padelli returns to Italy after loan spell" [Padelli rikthehet në Itali pas huazimit] (në anglisht). Liverpool F.C. 8 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2014. Marrë më 9 shkurt 2020.
  8. ^ "ACCORDO RAGGIUNTO CON LA SAMP PER PADELLI E KOMAN" (në italisht). US Avellino. 5 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2009. Marrë më 5 gusht 2008.
  9. ^ Germano D'Ambrosio (5 gusht 2008). "UFFICIALE: Avellino, presi Padelli e Koman" (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 28 shtator 2014.
  10. ^ "Bari snap up Sampdoria keeper Padelli" [Bari merr portierin e Sampdorias Padelli] (në anglisht). Tribal Football. 9 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2020. Marrë më 12 shkurt 2020.
  11. ^ "Udinese vs. Bari 3 – 3" (në anglisht). Soccerway. 9 maj 2010. Marrë më 12 shkurt 2020.
  12. ^ "Bari vs. Palermo 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 dhjetor 2010. Marrë më 12 shkurt 2020.
  13. ^ "Daniele Padelli all'Udinese a titolo temporaneo" [Daniele Padelli te Udinese në formë të përkohshme] (në italisht). Genoa: U.C. Sampdoria. 31 gusht 2011. Marrë më 22 gusht 2019.
  14. ^ "Daniele Padelli passa all'Udinese a titolo definitivo" [Daniele Padelli kalon te Udinese në formë të përhershme] (në italisht). Genoa: U.C. Sampdoria. 27 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2012. Marrë më 13 shkurt 2020.
  15. ^ "Daniele Padelli » Serie A 2013/2014" (në anglisht). World Football. Marrë më 15 shkurt 2020.
  16. ^ "Torino. Padelli è il portiere rivelazione della Serie A, Petrachi miglior diesse". gazzetta.it (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 maj 2014.
  17. ^ "Toro premiato come squadra rivelazione della serie A" [Torino nderohet si ekipi zbulimi i sezonit i Serie A]. toronews.it (në italisht). toronews. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2014. Marrë më 21 maj 2014.
  18. ^ "Brommapojkarna vs. Torino 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 31 korrik 2014. Marrë më 2 gusht 2014.
  19. ^ "Padelli signs for Inter" [Padelli firmos për Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 3 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2019. Marrë më 4 korrik 2017.
  20. ^ "Calcio Mercato" (në italisht). Milano: Lega Serie A. 1 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2017. Marrë më 1 korrik 2017.
  21. ^ "Calciomercato Inter, Handanovic ritrova un amico: Padelli suo vice come a Udine" [Merkato Inter, Handanovic ritakon një mik: Padelli zëvëndësuesi i tij ashtu si te Udinese] (në italisht). Milano: Tuttosport. 3 maj 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
  22. ^ "Daniele Padelli to remain at Inter until 2020" [Daniele Padelli do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2020]. inter.it (në anglisht). Milano: F.C. Internazionale Milano. 28 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2019. Marrë më 29 qershor 2019.
  23. ^ "Interi fiton me rezultat bindës në udhëtim te Udinese". Telegrafi.com. 2 shkurt 2020. Marrë më 17 shkurt 2020.
  24. ^ "Daniele Padelli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 shkurt 2020.
  25. ^ "Daniele Padelli" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 shkurt 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
pFad - Phonifier reborn

Pfad - The Proxy pFad of © 2024 Garber Painting. All rights reserved.

Note: This service is not intended for secure transactions such as banking, social media, email, or purchasing. Use at your own risk. We assume no liability whatsoever for broken pages.


Alternative Proxies:

Alternative Proxy

pFad Proxy

pFad v3 Proxy

pFad v4 Proxy